Megaoperacioni antidrogë në shtetin grek, nga ajri, toka dhe deti ka përfunduar me arrestimin e katër shqiptarëve skafistë dhe bllokimin e dy gomoneve.
Lexo edhe- Megaoperacion antidrogë, dyshohet për një rrjet trafiku droge Shqipëri- Greqi- Turqi
Sipas Kathimerini është bllokuar një sasi prej 1 ton kanabis sativa. Ndërkaq, skafisti i pestë është larguar nga gomonia me not.
Policia greke ka bërë me dije sot: Ne mesdite dalim ne deklarate per shtyp. Kemi vene nen arrest 4 persona. Sasia me e madhe e kapur ndonjehere ne nje operacion te vetem te trafikut te droges Shqiperi-Greqi.
Operacioni kishte nisur që të mërkurën e shkuar në ishullin Sporadhes dhe dorga u gjet e fshehur në një shpellë të ishullit. Destinacion final i saj mësohet të ketë qenë Turqia.
