Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Megaoperacioni kundër falsifikimit të vizave, reagon Ambasada e SHBA: Rekord për Shqipërinë, u arrestuan 22 persona për 17 minuta

17:08 / May 19, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ambasada Amerikane 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasada Amerikane ka reaguar në lidhje me operacionin e koduar “Crystal Eagle”, që u finalizua me arrestimin e 22 personave, si pjesë e një grupi të strukturuar për falsifikimin e vizave dhe dokumenteve të identifikimit.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ thekson se “Crystal Eagle” ishte një sukses i plotë falë mbështetjes së oficerëve të përkushtuar të Policisë së Shtetit Shqiptar, sidomos atyre të “Njësisë Speciale të Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Shërbimit Diplomatik të Sigurisë “Mburoja e Përbashkët”, një njësi policore kushtuar punës së çështjeve të përbashkëta penale midis SHBA-së dhe Shqipërisë.

REAGIMI I AMBASADËS

🇦🇱 | Dje, operacioni “Crystal Eagle” (Shqiponja e Kristaltë) u ekzekutua në 6 qytete të ndryshme në të gjithë Shqipërinë dhe çoi në 22 arrestime. Operacioni, një rekord për Shqipërinë, zbuloi dhe arrestoi të gjithë personat e shënjestruar brenda 17 minutave. “Crystal Eagle” ishte një sukses i plotë falë mbështetjes së oficerëve të përkushtuar të Policisë së Shtetit Shqiptar, sidomos atyre të “Njësisë Speciale të Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Shërbimit Diplomatik të Sigurisë “Mburoja e Përbashkët”, një njësi policore kushtuar punës së çështjeve të përbashkëta penale midis SHBA-së dhe Shqipërisë. Agjentët e Shërbimit Diplomatik të Sigurisë nga Ambasada e ShBA udhëhoqën përpjekjet operacionale të afro 300 oficerëve të policisë për të shënjestruar një laborator falsifikimi dokumentesh. Gjatë operacionit u konfiskuan armë automatike, drogë, dokumente të falsifikuara, kompjutera, automjete dhe para. Shumica e 22 të arrestuarve mund të përballen me 6 deri në 14 vjet burg. Ky është përfundimi i suksesshëm i një hetimi që filloi në vitin 2018 dhe Ambasada e ShBA falënderon partnerët tanë në udhëheqjen e Policia e Shtetit Shqiptar për ndihmën e tyre!

Ambasada Ameikane tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksion në burgun e Fushë-Krujës: Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

14:04 / August 24, 2026

Takimi me ministrat në Pogradec/ Rama nxjerr videon, ja çfarë mendimi ka Diella për Mirela Kumbaron

13:48 / August 24, 2026

Shkelësit ‘në radarët’ e Rrugores së Tiranës: Mbi 11 mijë gjoba dhe 55 persona të arrestuar ose të proceduar

13:43 / August 24, 2026

Prokuroria zbardh detajet e ngjarjes në Kosovë, 26-vjeçari vrau gruan tetë muajshe shtatzënë. 

13:38 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.