Duka dhe dukesha e Sussex, të mërkurën njoftuan vendimin e tyre për të hequr dorë nga detyrat mbretërore.
Por, ja që Meghan dhe Harry nuk janë të vetmit që kanë hequr dorë nga detyrat mbretërore. Janë dhe 4 të tjerë që kanë bërë këtë para tyre.
Eduard VIII
Ish-mbreti Eduard VIII, adbdikoi fronin në dhjetor të 1936, për t’u martuar me një amerikane të divorcuar, Ëallis Simpson. Mbreti e kishte njohur zonjën Simpson, kur ajo ishte akoma e martuar me burrin e saj të dytë Enest në 1931 dhe ata shumë shpejt filluan të flirtonin me njëri-tjetrin. As gjykata dhe as mbretëria nuk do të pranonin një mbretëreshë dy herë të divorcuar, kështu Eduardi vendosi të abdikojë, duke i lënë fronin vëllait të tij Dukës së Jorukut, babain e Mbretëreshës Elizabeth II.
Princ Andrew
Xhaxhai i Harryt, Duka i Jorkut, njoftoi vitin e kaluar se po tërhiqej nga detyrat publike pas një dalje në Neësnight të BBC. Shkak u bë një skandal seksual me Jeffrey Epstein, biznesmenin, i cili u akuzua për trafik njerëzor, me qëllim prostitucionin dhe u vetëvra në burg. Duka është parë në publik vetëm disa herë pas intervistës.
Sarah, Dukesha e Jorkut
Ish-gruaja e Andreë, dukesha e Jorkut u lirua nga detyrimet në familjen mbretërore, pas divorcit. Sarah shihet shpesh me vajzat e saj, princeshën Eugenie dhe Beatrice dhe gjithashtu mori pjesë në dasmën e Meghan dhe Harryt në 2018.
Princeshë Diana
Nëna e Harryt, princeshë Diana, në vitin 1993 lajmëroi se do të reduktonte angazhimet e saj zyrtare për t’u fokusuar më shumë te jeta private. Një vit më vonë, ajo dhe Charles vendosën të ndaheshin paqësisht. Pas divorcit në gusht të 1996, Diana dha dorëheqjen nga 93 qendra bamirësie, por mbajti shoqatat e saj. Dianës gjithashtu, pas divorcit, ju hoq titulli “Lartësia juaj”