Fansat e Meghan Markle janë befasuar kur e panë pa unazën e saj të fejesës me diamantë. Ish-aktores së “Suits” iu dhurua unaza nga bashkëshorti i saj Princ Harry kur ai i propozoi asaj në Pallatin Kensington në vitin 2017 dhe ajo e ka mbajtur atë që atëherë.
Gjithçka ndryshoi këtë javë kur ajo u pa pa të për herë të parë në pothuajse gjashtë vjet. Pavarësisht se fillimisht shkaktoi panik mes ndjekësve dhe adhuruesve të Harry-t dhe Megan-it – disa menduan se kjo mund të tregonte një përplasje në marrëdhënien e tyre, por fansat u qetësuan pasi Markle u rishfaq me një unazë përjetësie (eternity ring).
Meghan zgjodhi bizhuteritë mahnitëse gjatë turneut në Gjermani me bashkëshortin Harry në Gjermani për lojërat Invictus dhe të dy duken më të pandalshëm se kurrë dhe shumë të lumtur krahë njëri-tjetrit. Unaza e përjetësisë ishte një konfirmim romantik i kësaj.