Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Meidani mesazh për ndarjen nga jeta të Bujar Nishanit: Më bënte përshtypje qetësia dhe maturia e tij

18:38 / May 29, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
285201525 3270039126564213 2475773275462605609 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-presidenti Rexhep Meidani ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Bujar Nishanit.

Ndërsa sjell në vëmendje takimet me të, Meidani vë në dukje se Nishani ishte presidenti më i ri në moshë gjatë periudhës së pluralizmit politik, ndërsa vlerësoi maturinë, thjeshtësinë dhe qetësinë, tipare që e karakterizonin Bujar Nishanin nga shumë të tjerë.

Mesazhi i Rexhep Meidanit:

Me keqardhje mësova se, më datë 28 maj 2022, u nda nga jeta Presidenti Bujar Nishani. Në bashkësinë e ish kryetarëve të shtetit shqiptar të periudhës së pluralizmit politik, ai, deri tani, ka qenë dhe kolegu ynë në moshën më të re. Ndoshta, e kam kontaktuar zotin Nishani dhe shumë kohë më parë, por në memorien time janë të regjistruara mjaft takime, qëndrime e biseda të përbashkëta, brenda dhe jashtë shtetit, vetëm disa vite para përfundimit të mandatit të tij si President i Republikës. Që në fillim, më ka bërë përshtypje maturia dhe thjeshtësia e tij dhe, mbi të gjitha, qetësia, angazhimi dhe përkushtimi serioz, brenda një brishtësie të përkohshme. Mirëkuptimi dhe respekti i ndërsjellë për të u bë akoma më i qartë në mjaft veprimtari ndërkombëtare e rajonale, në të cilat unë dhe zoti Nishani, si ish kryetarë shteti, kemi përfaqësuar këndvështrimin politik shqiptar dhe vetë Shqipërinë. Në të gjitha rastet që kemi qenë bashkë, më gëzonte fakti që ai e konsideronte me ndershmëri politike, përgjegjësi qytetare e thjeshtësi njerëzore, si pjesëmarrjen, ashtu dhe vetë përgatitjen e kujdesshme apo referimin me dinjitet në veprimtari të tilla…     

Lexova dhimbjen dhe pikëllimin në të gjitha reagimet e miqve besnikë dhe e shokëve të dashur të tij, por, në veçanti, një ndjenjë pozitive më krijuan dhe mjaft mesazhe nga të dy krahët e politikës  shqiptare mbi humbjen e parakohshme të jetës së këtij personaliteti politik të tranzicionit shqiptar. Pavarësisht brendësisë së sinqeritetit të reagimit, e tillë duhet të jetë, në të vërtetë, jo vetëm gjuha politike, por dhe mesazhi publik e kodi etik në çdo rast tjetër, sepse rrezatimi i tyre në shoqëri veçse e bëjnë atë më njerëzore, më të shëndetshme dhe më të përkushtuar. Për këtë shoqëri të civilizuar, për një politikë të drejtë dhe një shtet human e demokratik, ai jetoi dhe punoi deri në ditët e fundit të jetës së tij. I paharruar qoftë kujtimi i tij!

Ngushëllime të sinqerta për familjen dhe të afërmit, miqtë dhe kolegët e tij të ngushtë!

Rexhep Meidani  

Presidenti i Shqipërisë (1997-2002)

Bujar Nishani ngushellime Rexhep Meidani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.