Ish-zonja e parë e SHBA-së, Melania Trump, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të jenë të bashkuara, duke shtuar se barazia duhet të jetë “përvoja e përditshme e amerikanëve”.
“Ne duhet të bashkohemi në përpjekjet tona për të krijuar një shoqëri ku barazia është përvoja e përditshme e çdo amerikani”, tha Melania Trump për Fox New.
Ajo shtoi se amerikanët duhet së bashku “të ushqejnë dhe mbrojnë farat e lirisë”.
“Kur është e suksesshme, Amerika lulëzon në një vend të mrekullueshëm ku të gjithë mund të praktikojnë besimet e tyre, të ndajnë ide të reja dhe të shprehin individualizëm”, tha gruaja e ish-presidentit amerikan Donald Trump.
Gjatë fundjavës, Melania Trump do të drejtojë një ngjarje në Mar-a-Lago, e cila do të organizohet nga “Log Cabin Republicans” – organizata më e madhe republikane në SHBA që merret me të drejtat e anëtarëve konservatorë të komunitetit LGBT.