Një 57-vjeçar është gjetur i pajetë në Memaliaj. Viktima është Jorgo Gjoka i cili është gjetur i pajetë në banesën e tij në lagjen nr. 4 në qytetin e Memaliajt. Ai jetonte i vetmuar prej disa vitesh pas divorcit me gruan.
Nga të dhënat e para mësohet se Gjoka ka ndërruar jetë tre ditë më parë dhe vetëm sot në orët e para të mëngjesit është gjetur nga fqinjët në fazën fillestare të dekompozimit.