Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Memolla në burg, PD: Kryetar i komanduar, burri i kushërirës! Rama po mban peng zgjedhjet në Bashkinë Rrogozhinë

16:22 / August 5, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Logu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike thotë se qeveria vijon të mbajë peng zgjedhjet në Rrogozhinë, edhe pse kanë kaluar 6 muaj nga dënimi i Edison Memollës. Sipas Marash Logut, Memolla vijon të kontrollojë bashkinë, pasi në vend të tij është komanduar burri i kushërirës.

Deklarata e plotë e Marash Logut

“Në datën 9 shkurt 2026, Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi përfundimisht deklarimin fajtor të ish-kryetarit të Bashkisë Rrogozhinë Edison Memolla për veprën penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje, duke e dënuar me 1 vit burg. Edison Memolla u dënua për ndërhyrjen për të mos i prerë energjinë elektrike një qytetareje të Rrogozhinës, duke premtuar se do t’i paguante ai vetë detyrimet e prapambetura meqenëse ishte koha e fushatën së zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit 2022. Po në datën 9 shkurt 2026, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka njoftuar organet e pushtetit lokal për ekzekutimin e vendimit gjyqësor të formës së prerë, dhe Edison Memolla është ndaluar dhe dërguar për të vuajtur dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme. Sjellim në vëmendje se dënimi penal i formës së prerë i kryetarit të Bashkisë, passjell ndërprerjen e menjëhershme të mandatit, në zbatim të nenit 115, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 61 dhe 62 të Ligjit nr. 139/2015 ‘Për vetëqeverisjen vendore’. Në zbatim të këtyre dispozitave, me shkresën nr. 650 prot., datë 11.02.2026, Këshilli Bashkiak Rrogozhinë ka njoftuar Prefektin e Qarkut Tiranë se për shkak të dënimit përfundimtar të kryetarit të Bashkisë Edison Memolla, aktualisht në burg, ai nuk mund ta ushtrojë detyrën, duke u gjendur në kushtet e përfundimit para kohe të mandatit të kryebashkiakut. Në të njëjtën ditë, me shkresën nr. 252/1 prot., datë 11.02.2026, Prefekti i Qarkut Tiranë ka njoftuar Këshillin e Ministrave për përfundimin e mandatit të kryetarit të Bashkisë Rrogozhinë Edison Memolla dhe krijimin e vakancës. Sipas nenit 10 të Kodit Zgjedhor, Këshilli i Ministrave njofton menjëherë Presidentin e Republikës, i cili cakton datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore brenda 45 ditëve. Kjo do të thotë se zgjedhjet e pjesshme vendore në Rrogozhinë duhet të zhvilloheshin brenda datës 28 mars 2026. Megjithëse kanë kaluar rreth 6 muaj nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit të ish-kryetarit të Bashkisë Edison Memolla, nuk rezulton që Qeveria të ketë njoftuar Presidentin, dhe as ky i fundit të ketë nxjerrë dekret për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore. Prej 6 muajsh, Rrogozhina drejtohet nga një kryetar i komanduar, i pazgjedhur nga qytetarët, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin. Kryetari i komanduar rezulton të jetë Andi Proshka, bashkëshorti i Erinda Memollës, vajza e xhaxhait e ish-kryetarit Edison Memolla. Pra, edhe pse Edison Memolla u shpall fajtor, dhe vuan dënimin me burg për korrupsion zgjedhor, ai vazhdon të kontrollojë Bashkinë Rrogozhinë nëpërmjet bashkëshortit të kushërirës së tij, si kryetar i komanduar, i cili mbahet në këtë detyrë nga Edi Rama, pa votën e qytetarëve dhe në shkelje të Kushtetutës e ligjit. Partia Demokratike dënon këtë sjellje antidemokratike, antikushtetuese dhe antiligjore të Edi Ramës dhe qeverisë së tij, dhe i bën thirrje Presidentit të Republikës që, pa asnjë vonesë të mëtejshme të marrë masa për të dekretuar datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore për Bashkinë Rrogozhinë. Le të jenë qytetarët e Rrogozhinës që vendosin se kush do t’i drejtojë, dhe jo farefisi apo krushqia e kryetarit të shkarkuar për korrupsion zgjedhor, apo interesat korruptive të Edi Ramës dhe Taulant Ballës në Rrogozhinë. Faleminderit!”

Burg Burri kryetar memolla Rama Rrogozhine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Harta e re territoriale, PS nis konsultimet me bashkitë: 60 ditë afat për të dhënë qëndrimin

14:21 / August 5, 2026

Rama publikon pamje nga shuarja e zjarreve: Avioni i parë zjarrfikës ka nisur operacionet

11:52 / August 5, 2026

U shpall non grata, Valon Bela: Vendim i marrë në sinkron nga Rama dhe Vuçiç

14:58 / August 4, 2026

Refuzohet garancia prej 50 mijë eurosh për Hashim Thaçin, i zgjatet paraburgimi edhe për dy muaj

14:08 / August 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.