Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Mendoja se do ishte biri besnik i Partisë”, rrëfimi i atij që e propozoi dhe një foto që Berisha s’do donte kurrë ta shihte

13:44 / January 2, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sali berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në rrjetet sociale po qarkullon një foto shumë pak e njohur ku duket qartë ish-kryeministri Sali Berisha që për më shumë ishte edhe kreu i PD-së. Sicc mund të shihni edhe nga kjo foto, Sali Berisha është duke folur në një nga mbledhjet që bëheshin në kohën e Partisë së Punës dhe pas shpinës së tij, parrullat për Partinë dhe ish-udhëheqësin komunist Enver Hoxha.

Sipas librezës së anëtarësisë të PPSH që ka mbajtur për 23 vite rradhazi deri në vitin 1991, Sali Berisha është pranuar si komunist pikërisht në datën 8 nëntor të vitit 1968, ose 23 ditë pasi kishte mbushur 24 vjeç.

Ish deputeti i Partisë Socialiste, Sabit Brokaj ka rrëfyer vite më pas në një intervistë për “Debat” në Channel One me gazetarin Roland Qafoku historinë si e propozoi Berishën në parti. “Unë e kam propozuar Saliun për pedagog dhe po unë e kam propozuar më pas si Anëtar të PPSH. Kur unë isha në vitin e 5 ai kishte 3 vjet pedagog dhe donte të hynte në parti e për këtë kërkonte mbështetjen time. Mendoja se ai do të ishte biri besnik i Partisë. Po të ishte komunist i mirë ai do ta donte vendin. Saliu më kërkoi mbështetjen se sipas tij nëse nuk do bëhej anëtar i PPSH do të kthehej në Tropojë.  Nuk vlejti as rekomandimi i Ylli Popës dhe në këto rrethana unë e bëra rekomandimin sepse kisha bindjen se Sali Berisha ishte besnik i devotshëm i PPSH. Miku im Musa Ulqini që e disponon këtë dosje herë pas here ma ka kujtuar rekomandimin tim që e kam bërë me shkrim. Pasazhi më interesant që kam shkruar është: Kam bindjen se Sali Berisha do jetë komunist i devotshëm dhe besnik i partisë dhe i popullit”, është shprehur Sabit Brokaj. / Tirananews.al

  • 49304808 357337158415006 8557029803868291072 n
    Foto që po thyen rrjetet sociale
  • berisha hysni kapo
  • hysniu berisha
  • photo222221
  • tesera e ppsh e sali berishes

Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Siguria kibernetike bllokon një pjesë të faqeve në internet nga një alarm global, mund të prekë edhe shërbimet qeveritare

22:00 / October 21, 2026

“Dhuna, armiku i lirisë së të gjithve”, Rama: Dua dialog me këdo që beson se “jam i keq”

20:00 / October 21, 2026

Protestat/ Petro Koçi: Përngjanin me një revoltë të armatosur, studentët të ngriheshin fillimisht kundër korrupsionit të një pjese të pedagogëve

15:20 / October 21, 2026

Kryeministri Rama: Kredi me interes zero për çiftet e reja për blerjen e një apartamenti

12:31 / October 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.