Inteligjenca artificiale ka treguar si robotët mund të jenë ekspertë në loojën e shahut apo pokerit, por tashmë po përgatitet të hyjë në jetën e përditshme për të bërë veprime të zakonshme, si për shembull të lajë enët.
Studimi është bërë në imitimin e inteligjencës së kafshëve, siç bën të ditur shkrimi i botuar në revistën Nature Communications i grupit të Laboratorit Cold Spring Harbor i Nju Jork, i koordinuar nga neuroshkencëtari Anthony Zador.
Autorët kanë studiuar trurin e kafshëve duke provuar të riprodhojnë funksionet e neuroneve të sistemit të inteligjencës artificiale. Falë algoritmeve të sofistikuara theksojnë ata, këto sisteme janë më të afta se njeriu në disa aktivitete, si në videolojëra.
“Aktivitete që ne i konsiderojmë komplekse, si për shembull mendime të përqëndruara për të luajtur shah, janë më pak të komplikuara për robotët. Këta të fundit kanë më shumë vështirësi të bëjnë gjëra që janë të thjeshta për qëniet njerëzore, si të reagojnë me botën fizike, për shembull të lajnë pjatat. Ne qëniet njerëzore kemi pasur qindra miliona vite evolucion që i kanë dhënë mundësinë trurit tonë të stabilizojë lidhjet korrekte për të bërë disa aktivitete, pothuajse pa asnjë sforim. Sistemet e inteligjencës artificiale në fakt akoma po mësojnë ta bëjnë, duke marrë si model evolucionin e kafshëve dhe njerëzve”, thotë Zador.