Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Mentor Kikia / Të shfuqizohen privilegjet e deputetëve të vendit më të varfër të Europës!

18:20 / September 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mentor Kikia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mentor Kikia

Me një ligj të miratuar që në 1993 e të përmirësuar disa herë më pas, deputetët tani i njohin vetes shumë privilegje. Ndërsa ta është edhe një pension i posacëm, suplementar, veç pensimit të zakonshem që marrin si të gjithë qytetarët e tjerë.

Kush ka qëndruar më shumë se dy vjet në pozicionin e deputetit, mund të dalë më herët në pension e të përfitojë gjysmën e pagës, ndërsa kur del në pension mund të marrë një pagesë deri në 75% të pagës së deputetit.

Nja 6 herë më shumë se ai që ka punuar tërë jetën në minierë, apo tërë jetën mësues.

Deputeti mund të dërgohet për kurim jashtë vendit, kur mjekët e vlerësojnë të nevojshme, dhe pagesën e mundëson qeveria.

Lista e privilegjeve është shumë e gjatë, por po prek vetëm këto të dyja.

E imagjinoni sa rrypa ka në atë sallë, që nuk kanë thënë asnjëherë asnjë fjalë? Nuk kanë propozuar asnjë ide, asnjë projekt-ligj.

Nuk kanë bërë asnjë kritikë për atë që nuk ka qenë e drejtë, por vetëm kanë ngritur kartonin për të miratuar çdo zhvatje e vjedhje që bëhet përmes ligjit.

Sa rrypa ka aty që nuk dinë të shkruajnë as një faqe letër fjalim, apo nuk dinë ta lexojnë kur ua shkruajnë të tjerët. Sa tregtarë e ndërtues ka aty, që kanë blerë karriget me para, e që e shfrytëzojnë atë kërrige për të shtuar paratë e tyre.

Dhe ky popull i vjedhur e i vuajtur deri në palcë, duhet të paguajë për favoret e tyre.

Këto privilegje duhet të zhvlerësohen. E para, sepse ata nuk i kanë hak fare. Dhe e dyta, sepse kjo do të ishte dëshmia e parë që janë përfaqësuest e popullit më të varfër të Europës.


Mentor Kikia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

84 votat e mazhorancës si sinjal politik për sponsorët e flamingove

21:40 / September 18, 2026

Ku e lamë?!… Te rregullorja

10:37 / September 18, 2026

Flamingot e hershme të Shtëpisë së Verdhë

21:19 / September 17, 2026

10 arsye përse Kosova arriti këtu

20:01 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.