Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kulinari

Mënyra e duhur si ta ruani sallatën ruse nëse ju tepron

10:04 / December 31, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sallata ruse
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në momentin kur shefi francez i kuzhinës Lucien Olivier shpiku sallatën ruse, siç njihet në shumë vende të botës përveç Rusisë, restoranti i tij ‘Hermitage’ në Moskë fitoi një famë të paparë.

Kjo ndodhi në fund të shekullit të 19. Sallata mori emrin e tij, por Olivier refuzonte të tregonte sekretin e bërjes së kësaj sallate që të shkrin në gojë.

Megjithatë si me çdo gjë tjetër edhe sekretet nuk zgjasin shumë.

Për sallatën ruse, në mbarë botën gjenden mijëra receta të personalizuara në varësi të produkteve tradicionale të çdo vendi.

Megjithatë, sekretet e Lucien Oliverit për përgatitjen sa më të mirë të sallatës ruse, do t’i gjeni këtu në AgroËeb.org

Si Ta Ruani Sallatën Ruse?

Pas përzierjes së përbërësve, ekspertët e AgroËeb.org thonë se duhet ta fusni sallatën në frigorifer për të paktën dy orë.

Nëse ju mbetet sallatë ruse pas darkës së vitit të ri, duhet ta ruani në një enë qelqi me kapak ose të mbështjellë fort me letër kuzhine dhe ta ruani në frigorifer.

Në temperaturë të ftohtë, sallata ruse mund të konsumohet deri në 4 ditë.

Që ajo të jetë më e freskët në shije, sa herë që ta servirni gjatë këtij harku kohor, mos harroni të shtoni nga pak majonezë të freskët.

Sallata ruse nuk ruhet në ngrirje për shkak të mpiksjes së majonezës dhe tjetërsimit të shijes së patates.

3 Sekretet e Sallatës Perfekte Ruse

Sipas krijuesit të sallatës, përbërësit e saj duhet të jenë të jenë të ftohtë.

Karrotat, bizelet, patatet duhen zier dhe duhen lënë të ftohen plotësisht e më pas të përzihen me njëri tjetrin.

Të gjithë përbërësit e sallatës duhet të jenë të ftohtë përpara se të nisni përzierjen, thonë ekspertët e AgroËeb.org

Së dyti, përbërësit e sallatës duhen prerë në kubikë sa më të vegjël.

Sigurisht që prerja në copa e perimeve kërkon kohë por madhësia e copave është thelbësore për harmoninë e shijes dhe vlerave.

Së treti, sa i përket majonezës, rekomandohet që të zgjidhet ajo e cilësisë më të mirë.

Ekspertët e AgroËeb.org, thonë se amvisat nuk duhet të kursejnë tek majoneza.

Nëse dëshirojnë, ato mund ta përgatisin vetë në shtëpi, ose të blejnë të gatshme nga një firmë e besuar.

Për më tepër, në rastin e majonezës së blerë, duhet të zgjidhni jo variantet dietike sepse sallata ruse do të ketë një shije jo fort të mirë.

Siç e shihni, në përgatitjen e sallatës ruse nuk ka asnjë shkencë, megjithatë gjithë madhështia e saj qëndron tek thjeshtësia./AgroËeb.org

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

22:22 / January 24, 2026

Berisha: Lironi menjëherë 25 të arrestuarit, beteja jonë do të vijojë 

21:33 / January 24, 2026

Hidhen molotovë drejt Kryeministrisë! Berisha tund flamurin kuqezi

19:24 / January 24, 2026

Trump fton Ramën të jetë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës

17:52 / January 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.