Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Mënyra e të ushqyerit ndikon në shfaqjen e hershme të depresionit

20:36 / October 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vaj ulliri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në përfundim të studimit, ekspertët arritën në konkluzionin se konsumi në rritje i frutave, perimeve, peshkut dhe vajit të ullirit, përmirëson ndjeshëm shëndetin mendor.

Studimet të cilave u referohet AgroËeb.org, paralajmërojnë se një ndryshim sado i vogël në mënyrën e ushqyerjes mund të nxisë simptomat e depresionit tek të rinjtë.

Sipas ekspertëve, ushqyerja konsiderohet një faktor rreziku për shfaqjen e depresionit.

Ata shpjegojnë se adoleshentët dhe të rinjtë janë në një periudhë të jetës ku rreziku i depresionit është ndjeshëm i lartë.

Kjo periudhë është shumë kritike sepse gjatë saj, të rinjtë mund të përcaktojnë një qasje të caktuar ndaj ushqimit të cilën do ta praktikojnë edhe më vonë.

Nëse të rinjtë mësohen vetëm me ushqime të shpejta, atëherë një mënyrë e tillë ushqyerje do të vazhdojë edhe më vonë duke nxitur sëmundje përfshirë edhe ato mendore.

Për kryerjen e studimit, ekspertët australianë rekrutuan 76 të rinj nga mosha 17 deri në 35 vjeç.

Të gjithë pjesëmarrësit përjetonin simptoma të lehta ose të rënda depresioni.

Ata ushqeheshin kryesisht me sasi të larta sheqeri, yndyrnash të ngopura dhe ushqime të përpunuara.

Ekspertët i ndanë pjesëmarrësit në dy grupe.

Grupit të parë iu mësua rëndësia e ushqyerjes së shëndetshme dhe iu bënë dhurata për blerje.

Grupi i dytë vazhdonte të praktikonte të njëjtin regjim ushqyerje si më parë.

Në përfundim të tre javëve, u zbulua se grupi i parë që kishte mësuar të ushqehej shëndetshëm kishte ndryshim thelbësor në treguesit e depresionit, stresit dhe ankthit.

3 muaj pas studimit, ekspertët zbuluan se vetëm 7 persona kishin arritur të ndryshonin regjimin e ushqyerjes dhe falë këtij ndryshimi ndiheshin ndjeshëm më mirë.

Në përfundim të studimit, ekspertët arritën në konkluzionin se konsumi në rritje i frutave, perimeve, peshkut dhe vajit të ullirit, përmirëson ndjeshëm shëndetin mendor të të rinjve dhe jo vetëm.

Ajo që pranohet gjerësisht është se shëndeti i trurit nis nga stomaku dhe se ushqimet e shpejta e të përpunuara kanë tendencën të përkeqësojnë ndjeshëm jo vetëm gjendjen shpirtërore por edhe funksionet e trurit.

ushqyerja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Truri në laborator, mbijeton për 5 vite

15:38 / September 1, 2026

Epidemia e virusit ‘Ebola’, vazhdon të përkeqësohet/ Sipas OBSH-së shtimi i rasteve ka pësuar rritje të konsiderueshme

18:00 / August 30, 2026

Zbulohet trajtimi që ul kolesterolin e keq me rreth 50% për një vit

12:20 / August 30, 2026

Ja 6 lloje makaronash që mund të ndihmojnë në mbajtjen e sheqerit në gjak nën kontroll

18:21 / August 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.