Pas Ferrarit, Mercedes ka prezantuar makinën e re për Botërorin 2020 të ‘F1’.
Lewis Hamilton dhe Valtteri Bottas zbuluan makinën me të cilën do të garojnë në këtë kampionat me objektivin për të ruajtur titullin për pilotë dhe konstruktorë.
Mercedes ka dominuar vitet e fundit në pistat e Formula 1, ndërsa kërkon të bëjë të njëjtën gjë edhe në Botërorin 2020. Makina e re “W11” ka pësuar një sërë ndryshimesh të rëndësishme si në motor ashtu edhe në aerodinamikë, për t’i dhënë më shumë forcë dhe shpejtësi pilotëve të saj.