Kancelarja gjermane Angela Merkel do të mbërrijë në Tiranë gjatë paradites së nesëme, në kuadër të vizitës së saj në Ballkan në lidhje me Procesin e Berlinit.
Ajo do të pritet me një ceremoni në pallatin e Brigadave në orën 10:20 ndërkohë që pas do të pasojë një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama.
Në orën 11:00 delegacionet e dy vendeve në Pallatin e Kongreseve dhe më pas axhenda do të zhvendoset në Tirana Business Park në zonën e Rinasit ku të pranishëm do të jenë edhe krerët e qeverive të Ballkanit.
Atje Merkel dhe Rama do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp rreth orës 14:35.
Axhenda
10.20 – Ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave
10.30 – Takim mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave
11.00 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave
14.35 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel në Tirana Business
