Nga Mero Baze
Ka dy konfuzione të mëdha në ligjërimin politik të opozitës sot. Konfuzioni I parë është diferenca mes frymëzuesve të linjës së ashpër të opozitës kryesishtë gazetarë propogandistë t ëish të majtës së vjetër që tani janë me Bashën dhe Kryemadhin, dhe vet drejtuesve të opozitës në raport me Perëndimin.
Frymëzuesit e opozitës ose mbështetësit ideologjik të aktit të saj, janë të qartë dhe thonë se Perëndimi është kundër opozitës dhe se duhet bërë betejë edhe me Perëndimin, ndërsa Basha dhe Kryemadhi po harxhojnë energji, para dhe kohë në Perëndim, për të treguar të kundërtën.
Konfuzioni I dytë lidhet e dhunën. Jashtë Shqipërisë në SHBA dhe Londër, Basha dhe Kryemadhi dënuan dhunën dhe premtuan se nuk do aplikohet më në strategjinë e tyre, ndërsa në Tiranë premtimi I vetëm që ata kanë për 30 qershorin është dhuna.
Këto dy konfuzione të mëdha të opozitës, në fakt tregojnë më shumë makthin që lidershipi I opozitës ka për bilancin e betejës që ka nisur, se sa ndonjë ide të qartë se çfarë do të bëjnë.
Konfuzioni I tyre I parë, ai I raportit me perënidmin, bën qesharake gjithë historinë e tyre. Duke qenë të qartë se do ta kishin Perëndimin kundër, ata nisën një betejë edhe kundër Perëndimit. Dhe në këtë pikë Lubonja ka të drejtë. Perëndimi nuk është se po ndihmon Edi Ramën të shtyp opozitën, por është kundër opozitës. Tani Lulzim Basha duhet ta ndaj mendjen nëse do ta ketë Perëndimin me vete apo jo.
Për ta pasur me vete duhet të ndryshoj rrugë, jo të ndryshoj bileta udhëtimi, se ato nuk zgjidhin gjë. Ai duhet të heq dor ënga bojkoti I zgjedhjeve , që dhe ashtu ska shumë kohë dhe të konsideroj gabim dhe të dënoj djegien e mandateve si një akt që prish rregullat e lojës në demokraci. Këto nuk ka fuqi ti bëj, kështu që nuk ka fuqi as ta riparoj ftohjen me perëndimin.
Edhe kur flet për dhunë, duhet të jetë I qartë. Për të pesta protestat në Tiranë ka paralajmëruar përmbysje të dhunëshme pushteti, por në fakt ka rrezikuar vetëm jetë policësh duke përdorur bombën artizanale “Molotov” që mund ta djeg një polic për tre minuta. Fatmirësisht akoma nuk kemi ndonjë viktimë, por dëshirën për viktima opozita e ka shprehur hapur.
Pas shuplakës ndaj Kryemadhit në SHBA lidhur me dhunën, dhe asaj ndaj Bashës në Londër, tani retorika e dhunës po kalon tek nivelet e dyta, si Tit Vasili, Çlirim Gjata , Edi Paloka etj.
Problemi është se Lulzim Basha ngjan më shumë I frikësuar nga dhuna që pëmrend, se sa nga rezultatet e saj. E gjithë retorika e dhunës, I ngjan atyre pijanecëve që zihen në klube lagjeje, të cilët janë në dyshim për forcën e tjetrit, që duan të sulmojën dhe thonë atë shprehjen e famëshme, “mbamëni se do ta vras”.
Edhe këto thirrjet e Bashës e Krymadhit janë të tilla. Ata flasin për dhunën që do të përdorin një ditë, që do të jetë e tmershme, që do ti shpëtoj ata nga zhdukja, por në fakt duket që kanë frikë pikërisht se do zhduken nëse e përdorin. Është më shumë makthi I tyre se sa forca e tyre. Kanë makth se askush nuk do ti mbaj të qëllojnë, dhe prap ata nuk do mundin dot të qëllojnë.