Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Mero Baze/ Debati brenda socialistëve të Shkodrës, turpëron PD

20:50 / August 21, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mero 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Lulzim Basha ka ripublikuar sot debatin brenda Këshillit Bashkiak të socialistëve në Shkodër, ndërkohë që ishte në shtëpinë e tij në Hollandë. E ka publikuar si një “skandal” për Partinë Socialste dhe më pas ka nxjerr dhe përfundime prej saj duke përfolur njerëz me akuza pa asnjë bazë. Por kjo e dyta është në traditën e tij.

Ajo që duhet të jetë e sikletëshme për Lulzim Bashën është pikërisht ai proceverbal mbledhjeje. Për mua ishte gjëja më e mirë që kam lexuar vitet e fundit nga një parti politike. Dhe nuk e prisja që Partia Socialiste në Shkodër të kishte element të tillë kaq politikë, kaq kurajozë, kaq të vërtet dhe kaq të vendosur për të mbrojtur vlerat e tyre.

Nëse ka një ngjarje pozitive për Partinë Socialiste në Shkodër pas gjithë këtyre gjëmave që i kanë ndodhur, është ai proceverbal mbledhjeje. Aty kupton që partia aty është e vërtet, është kurajoze dhe shumë politike.

Ai proceverbal e nderon Partinë Socialiste dhe Lulzim Basha është personi më I paduhur jo vetëm për ta publikuara të, por dhe për ta lexuar.

Sikur Partia Demokratike në Tiranë , ose një seksion I saj, të kishte aq kurajo sa për të debatuar për gjëmat që i ka bërë Lulzim Basha, siç kanë diskutuar dhe debatuar, ata anëtarët e Këshillit Bashkiak socialist në Shkodër, PD sot do kishte shpëtuar.

Sikur Kryesia e PD në Tiranë më 2017, të kishte debatuar si Këshilli Bashkiak I Shkodrës  më 2019, Lulzim Basha do ishte shkarkuar nga kryetar partie, pasi ka bërë një pazar me Edi Ramën ka shkatërruar gjithë listën e PD dhe nuk ka marr mendimin e askujt për listën e deputetëve.

Sikur kryesia e PD në Tiranë të kishte nivelin e Këshillit Bashkiak Socialist të Shkodrës më 2019, kur Lulzim Basha vendosi të djeg mandatet pa asnjë shpjegim, atëhere Lulzim Basha nuk do ishte më kryetar I PD. Por Kryesia e PD në Tiranë uli kokën dhe bëri çfarë u tha Basha, I cili po ashtu bënte çfarë I kërkonte Berisha.

Sikur Kryesia e PD së Tiranës, të sillej si Këshilli Bashkiak Socialist I Shkodrës, kur Basha vendosi të mos hyj në zgjedhje dhe ti lërë demokratët rrugëve, atëhere do kuptohej se ata nuk do ti bindeshin urdhërit nga lart dhe do hynin në zgjedhje duke lënë Bashën rrugëve, në vend të PD.

Por Kryesia e PD në Tiranë, është vite dritë larg, atij Këshillit Bashkiak Socialist të Shkodrës. Ai është një procesverbal që bën krenar PS e Shkodrës dhe I jep peshë debatit politik brenda Partisë Socialiste. Por mbi të gjitha ai bën një diferencë të frikëshme me kokuljen e PD para përdhunimit të Lulzim Bashës dhe daljen si delet nga parlamenti dhe bashkitë në rrugë pas dashit të këmborës Sali Berisha. Punë e tyre që janë dele dhe që shkojnë pas tij, por të paktën të mos u kujtojnë njerëzve që ka dhe parti normale që debatojnë dhe mbrojnë idetë e tyre.

Proceverbali I këshilltarëve bashkiak socialistë të Shkodrës, është letër e parekomandueshme për tu lexuar nga demokratët dhe sidomos nga Lulzim Basha. Thjeshtë se u kujton ku e kanë katandisur veten dhe partinë e tyre.

debati Mero Baze Shkodrës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Derisa të jemi kaq të këqinj dhe kundër njëri-tjetrit përballë të huajve…

13:00 / September 20, 2026

84 votat e mazhorancës si sinjal politik për sponsorët e flamingove

21:40 / September 18, 2026

Ku e lamë?!… Te rregullorja

10:37 / September 18, 2026

Flamingot e hershme të Shtëpisë së Verdhë

21:19 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.