Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Mero Baze: Gjuha e opozitës ndaj SHBA mund të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve

20:34 / April 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mero baze sali berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Mero Baze vë në dukje disa probleme mes koalicionit “Bashkë Fitojmë” e përbërë nga PL dhe Foltorja e Sali Berishës. Sipas tij, kjo gjë reflektohet gjatë fushatës elektorale ndërsa shtoi se mosdakordësi ka edhe mes Foltores për Belind Këlliçin.

“Një problem është moskomunikimi që duket qartë mes PL dhe Foltores së Berishës. Po ta vësh re edhe nga fushata elektorale, më të sinqertë afër Berishës ndihen Duka, Shehi, Mediu apo Dule sesa PL. Duket se secili bën llogaritë e veta. Ka një komplikim brenda Foltores, ku në tre objektivat kryesore Shkodër, Elbasan dhe Durrës. Në Shkodër dhe Elbasan jo të gjithë mbështetësit janë me kandidatin. Në tiranë kemi një çarje brenda foltores për një mbështetje ndaj Belind Këlliçit. Ndërkohë që shumë bëjnë sikur mbështesin edhe gjestin e fundit me dy gishta, Berisha sapo ka postuar një poster ku sulmon Ramën pse ka ngritur gishtat ne disa situata. Derisa e quan poshtëruese për Ramën atë gjest, natyrisht që do ta quajë edhe për Këlliçin.”, tha Baze në ABC.

Ai komentoi edhe gjuhën e Monika Kryemadhit ndaj ambasadores amerikane, Yuri Kim. Duke risjellë në vëmendje edhe retorikën e ish presidentit Ilir Meta ndaj SHBA, analisti theksoi se kjo mund të ndikojë tek rezultati në zgjedhje.

“Gjuha dhe konflikti me SHBA, krijon një kontigjent anti-amerikan që nuk është modern. Është një gjuhë e vjetër sesa është përdorur nga komunistët dhe mendoj se kjo është ajo që rrezikon shpërbërjen e opozitës dhe të humbasë integritetin në rezultat dhe siç shihet nga sondazhet e fundit, diferencat në ato pika ku opozita pretendon të fitojë është mbi 10 përqind në favor të qeverisë dhe kjo është një nga arsyet e këtij nervozizmi.”, tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.