Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mero Baze: Ja pse Lulzim Basha afroi Eduard Halimin para zgjedhjeve

20:44 / March 7, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
halimi basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

Eduard Halimi u tregua deputeti më inteligjet i legjislaturës që po shkon. Në vitin 2018, ai ndjeu se Lulzim Basha nuk kishte ndërmend të rrinte në parlament, dhe i hapi rrugë deputetit pasardhës, duke shëndoshur dhe financat e tij. Disa muaj më pas, të gjithë shkuan në shtëpi, por jo aq të kënaqur sa Eduard Halimi. Për të maskuar ikjen, ai njoftoi se ishte “angazhuar në një projekt rajonal”, me pretendime të forta profesionale. Në fakt ishte e gjitha një gënjeshtër. Ai u kthye në punën e tij private si avokat, ku është dhe sot. Sot njoftoi se do të kthehet si Kordinator Special për zgjedhjet në PD. Ky është një post i shpikur, njësoj si arsyet që shpiku kur iku tre vite më parë. Por në ndryshim nga shpikja e tij gjeniale, që i la mandatin e shtrenjtë në dorë Astrit Veliaj, kjo është edhe shpikje e Lulzim Bashës e ngjashme me Komisionin Ruli Nishani. Komisioni Ruli Nishani u formua ti hiqte ngarkesnë Lulzim Bashës për listën që do të shpall nesër dhe për ta devijuar presionin tek Komisioni. Për fat Komisioni e mori seriozisht Lulzim Bashën dhe filloi të sillej si Komision. Por sapo mbaroi punë Komisioni, filloi punë Lulzim Basha dhe e hodhi poshtë gjithë punën e Komisionit. Ai thjesht u përdor si një mekanizëm për të shmangur presionin e listës për shkak të përvojës së keqe të vitit 2017. Tani e njëjta gjë po ndodh me Halimin. Emërimi i tij si Kordinator Special për Zgjedhjet, është një vendim që nuk mbështetet, as në statutin e PD, as në ndonjë vendim të vecant të Kryesisë, apo Këshillit Kombëtar. Eshtë një shpikje e Lulzim Bashës për krijuar institucione fallco gjatë zgjedhjeve që në fund përgjegjësia të mos bjerë mbi të, por ti qetësoj Halimi. PD e ka një drejtor fushate, pasi ka emëruar si të tillë Alfred Rushaj. Ka dhe krodinatorë politikë në gjithë qarqet. Ka dhe Kordinator për KQZ që është Oert Bylykbashi. Ka dhe një kryetar partie, që është Lulzim Basha. Pra është e qartë që nuk ka nevojë për një shpikje të tillë, por Lulzim Basha ka nevojë për të shpikur një detyrë që të duket se po punon për sigurinë e zgjedhjve ndërsa Eduard Halimi ka nevojë të shfaqet sërisht në oborin e PD, si njeri që ka ndihmuar për zgjedhjet. Në fakt kështu e pat filluar në vitin 2003. Shfaqej në oborrin e PD sa herë dëgjonte që ndonjë kandidat i PD në zgjedhjet e 2003 skishte avokat në gjykatë. Dhe e dërgonin të ishte aty. Falë kësaj më 2005 kapi postin e zëvendësministrit Drejtësisë dhe pasi dha ‘prova” në konfliktin me Shkëlzenin dhe ortakun e Shkëlzenit për një tokë tek Liqeni, duke ia falë pjesën e tij ortakut Shëklzenit, kaloi Ministër Drejtësie ndërsa ortaku i zyrës së tij Nikolin Jaka, që refuzoi përfundoi në burg. Prandaj mos vrisni shumë mendje çfarë është posti i ri që mori Eduard Halimi. Eshtë “një shishe bosh në radhën e qumështit”, që ai vë para çdo palë zgjedhjesh. Një radhë që ndoshta nuk do vijë më 25 prill./TemA

Eduard Halimi Lulzim Basha Mero Baze
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

Kur mendimi opozitar “merr malet”

22:35 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.