Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Mero Baze/ Meta e trajton Komisionin e Venecias si ‘shkelës të Kushtetutës’ dhe ‘të çmendur’

22:03 / October 4, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mero baze
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

Letra që zyra e presidentit Ilir Meta i ka dërguar Komisionit të Venecias, në formën e një komenti rreth opinionit të Komisionit, tregon qartë dy gjëra.

E para, që presidenti e konsideron veten të shkarkuar nga opinioni i “Venecias”, dhe e dyta, që është edhe më e rëndë, që ai i jep vetes të drejtën e gjykimit të Komisionit të Venecias, si palë me kundërshtarët e tij politik.

Në gjithë letrën e Ilir Metës, nga pika e parë deri në fund, pozicioni që ai merr ndaj opinionit të “Venecias”, është kritik dhe e trajton atë si një akuzë ndaj tij.

Në shumë prej pikave të letrës, Ilir Meta përpiqet t’i mbushë mendjen Komisionit të Vencias se është kontradiktor, i paqartë dhe i pathelluar, në të tjera përpiqet t’i thotë që është i keqpërdorur, por në çdo pikë ai duket se është i pakënaqur me atë që ka ndodhur.

Këtu në të vërtetë nuk është se ka faj. Opinioni i “Venecias” është qartazi kundër asaj që ai ka bërë si President, dhe tanimë është në dorë të Komisionit parlamentar dhe Gjykatës Kushtetuese, por ai mund ta kishte kursyer një nga dy fushatat që ka ndërmarrë kohët e fundit.

Ose duhet të mos na lodhte gjithë javën me argumente boshe, se Komisioni i Venecias është pro tij, ose duhet të na kursente këtë letrën, që duket sikur i thotë Komisionit të Venecias që ka shkelur Kushtetutën e Shqipërisë.

Të dyja bashkë nuk rrijnë, edhe titujt e gazetave të tij, dhe edhe kjo letra.

Perceptimi që ai ka se Komisioni i Venecias e ka shkarkuar nga detyra, është më afër të vërtetës, se sa titujt me të cilët ai u përpoq të auto-sugjestionohej, por problemi është se ai nuk e ka në dorë Komisionin e Venecias, dhe nuk mund ta gjykojë atë, siç po tenton të bëjë.

Komisioni i Venecias nuk është palë në krizën shqiptare, por është thjesht një ekspertizë e kualifikuar e leximit të Kushtetutës sonë.

Përpjekja për ta gjykuar Komisionin e Venecias, tregon mentalitetin që ka dominuar tek presidenti për të rishkruajtur Kushtetutën, siç ka pasur ai dëshirë.

Vetëm një njeri që mendon se Kushtetuta i jep të drejtë çdo veprimi të të “parit të vendit”, mund të ketë kurajon që ta gjykojë Komisionin e Venecias dhe ta trajtojë atë si kundërshtar politik. Janë të njëjtat motive që e çuan tek çmenduria e 30 qershorit.

Dhe kjo kuptohet më mirë kur e dëgjon të thotë se Komisioni i Venecias ka shkelur Kushtetutën, ose  “Venecia është çmendur”.

Është tipike për çdo shkelës Kushtetute që është çmendur.

Mero Baze
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Një sondazh për sharësit revolucionarë antiturizëm

11:34 / July 22, 2026

Kur mendimi opozitar “merr malet”

22:35 / July 21, 2026

Rinovimi i PD, si protesta e flamingove

21:33 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.