Nga Mero Baze
Lulzim Basha u ka çuar një letër bankave të nivelit të dytë në Shqipëri, ku u kërkon të mos financojnë disa projekte të formës partneritet publik privat, pasi sipas tij në këto projekte, pastrohen pare droge dhe se kur të vij ky në pushtet, do ti anulojë. Në letrën e sotme përmend konkretisht dy kontratat e fundit , çka nëse e merr seriozisht, ato dy kompani, I bie të jenë nën akuzë nga Lulzim Basha për pastrim paresh.
Në fakt nuk ka asnjë reagim pasi nuk e merr kush seriozisht. Por ka një problem që lidhet me mënyrën se si Lulzim Basha kërkon të bëhet I rëndësishëm.
Në gjithë përpjekjet e tij për tu imponuar si lider opozite I vetmi element që nuk ndryshon, është përpjekja për tu sjellë si gjobaxhi. Të gjitha betejat e tij kundër tenderave publik, kundër koncesioneve, PPP, apo çdo vepre publike, por dh ekundër bizneseve private në punë të tyre, janë të lidhur me emra konrket që ai mendon se meqë kanë marrë punë nga shteti, ose e kanë mirë me shtetin, duhet të japin dhe atij diçka.
E gjithë beteja për unazën e re prej tij, u bë se biznesmeni I tij priste të merrte pjesën më të madhe të unazës dhe mori një që ishte më vogël. Beteja për Kalimashin u bë se nuk ishte marrë vesh me fituesit në kohën e duhur, pastaj reflektoi. Njësoj mund të numurosh dhe të identifikosh çdo zhurmë të tij, për çdo tender publik apo kontratë koncesionare, që bëhet sipas logjikës se këtu lekët duhet të ndahen.
Letra e sotme është një dëshmi e qartë e kësaj logjike. Ajo është simbol I selektivitetit, mungesës së parimeve dhe frymës së një gjobaxhiu ordiner.
Partia Demokratike nuk ka ndonjë program politik kundër PPP. Biles autore e PPP është vet Partia Demokratike. Vajza e Sali Berishës, si frymëzuese e Bashës, biles është dhe autore e tekstit të PPP dhe koncesioneve në fakultete juridik.
Ne kemi ende shumë prej PPP të Sali Berishës që në fakt janë dhe biznese të familjes së tij, që po I paguajmë ende sic është ngjyrosja e naftës, skanimi në pikat doganore, pullat fiskale etj.
Lulzim Basha dhe Partia Demorkatike I kanë mbrojtur dhe I kanë firmosur ato. Po ashtu nuk kanë qenë në parim kundër as ndaj shumë koncesioneve dhe PPP të qeverisë Rama, pasi I kanë konsideruar të “përshtatshëm” disa biznesmenë që me sa duket pagujnë për tu mbyllur gojën.
Tani kjo letra drejtuar bankave të nivelit të dytë, vërtet mund të shkaktoj të qeshura në banka , por lë shije të hidhur në publik, kur shikon se si një njeri përdor vulën e një partie për tu vënë gjoba bizneseve, që mendon se nuk kanë likujduar detyrimet ndaj opozitës.
Letra, edhe pse qesharake dhe diletante si akt politik, anën e saj më të errët e ka se është selektive, jo parimore, dhe patjetër pastaj që dhe e paligjshme. Nga ana juridike kontrtata miratohen me ligj të veçant dhe nuk është se kanë ndonjë rrezik, por fakti që Lulzim Basha 20 kontrata i quan normale, kurse këto dy të fundit I quan pastrim paresh, tegon se ka dal keq nga pushimet dhe i duhen ca lek. Larg qoftë mos e dëgjofshim pas ca ditësh të lavdëroj Gjikurinë që po merr Orikumin, dhe këtë Nduen, që ka marrë rrugën e Torovicës. Varet nga sjellja e tyre, se ky e ka një të mirë. Nuk ka turp, të thotë të kundërtën pas ca kohësh. Mjafton të bindet që paret e tyre ishin të pastra. Dhe këtë e do me provë, ti prek me dorë.
