Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Mero Baze / Nuk ishte ishte për klikime, nuk e bën gazetarët!

20:01 / September 23, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mero BAZE
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze
Paniku i së djelës në mbrëmje nuk është një panik I shkaktuar nga nevoja për klikime në portale, por nga një skenar politikë. Mbrapa lajmit nuk qëndron as ai reproteri I shkretë, që kanë ndaluar, as redaktorët formal të portalit në fjalë, por një përpjekje perverse politike për të shfrytëzuar ankthin e shkatuar nga tërmetet, në një panik që mund të destabilizonte situatën.

Pikë së pari duhet çmontuar alibia e një lajmi për klikime, që e hodhi I pari portal në fjalë, sapo pa efektin e lajmit të rremë. Ata qindra mijëra njerëz që vrapuan të ikin nga shtëpitë me kalamajë e pleqë në makina, nuk e kanë klikuar lajmin, pro e kanë dëgjuar nga miq të afërm, komshinjë, njerëz në rrugë, etj. Askush nga ata nuk ka klikuar portalin dhe as portali nuk e ka pasur këtë qëllim. Qëllimi ka qenë të shpërndahet një lajm që ngjall panik, duke theksuar në kokë të lajmit dy gjëra thelbësore, “Tërmet I madh” dhe “dilni nga shtëpia në ora 23 30”. Këto dy element janë të mjaftueshme për panik, pasi jepet një orë konkrete dhe në klimin e ankthit që kish pushtuar kryeqytetin, kjo ishte benzinë mbi zjarr.

Lajmi nuk është hedhur në treg për klikime, por për panik, për trazira dhe mbi të gjitha për të futur situatën në kolaps. Është thjeshtë një operacion politik dhe jo gazetaresk.

Pas operacionit qëndrona qartazi Sali Berisha dhe Ilir Meta.

I pari, Sali Berisha, e ka portalin pronë joformale të familjes së vet. Portali në fjalë financohet në të zezë prej vitesh dhe nuk ka asnjë mundësi të demonstroj burimet finanicare, por mund të tregoj vetëm adresën tek pallati I Ilir Metës tek Dogana, dhe ndonjë ish drejtor tatimesh dhe ish kryetar bashkie që paguan haraçet e postit dikurshëm Shkëlzenit. Çim Peka nuk është as financues, as drejtues I asaj medie, por është zgjedhur si idjot, që të jenë të gjithë në rregull.

Ideatori I lajmit është Sali Berisha dhe në shpjegimet e tij të sotme, ai ka rrëfyer me hollësi se si e ka prodhuar lajmin. Ai përveçse njeh çdo reporter anonimë brenda portalit të familjes së tij, tregon dhe se si ka “lindur” lajmi, duke marrë shkas nga një intervistë e një mitomani grek në Top Channel, I cili në fakt nuk ka dhënë as paralajmërime, dhe për më tepër ndonjë orë kur mund të bjerë tërmet . Rrëfimi I Berishës zbërthen qart vemendjen me të cilën ai I është përkushtuar ndërtimit të lajmit për panik.

” Ky akt kriminal, atentat ndaj shtypit te lire u ndermor sepse ata ritransmetuan nje lajm, te cilin i pari e kishte dhene Tele Blushi, ne te cilin njoftohet se nga motet e medha qe shoqerojne termetet mund te kete edhe permbytje”, shkruan Berisha, I cili duket sikur punon redaktor në tavolinën e portalit.

Në fakt Top Channel as ka dhënë ndonjë lajm të tillë, as ka caktuar ndonjë orë, por ka transmetuar intervistën e mitomanit grek që thotë gjithë gjërat që dihen për tërmetet dhe I quan si zbulime.

Lajmi I pilotuar për panik, është shoqëruar në sfond nga deklarata të LSI që vazhdojnë kërkojnë llogari pse nuk është marrë seriozisht paralajmërimi idjot I Ilir Metës për tërmetin, për të krijuar kështu sfondin e një përgjegjësie qeveritare për gjendjen e shkaktuar pas tërmetit.

Lajmi është pilotuar pikërisht në këtë kontekst, në kulmin e ankthit të qytetarëve dhe duke përdorur në sfond fajin që ka qeveria që nuk beson se Ilir Meta parashikon tërmete.

Ai është I gjithë një produkt politik dhe nuk ka asnjë lidhje me gazetarinë, apo raportimet gazetareske. Ai nuk ka lidhje as me klikimet dhe as me mendjelehtësi reporterësh, por me gjakftohtësi kriminelësh politik.

Si I tillë nuk është rasti të gjykojmë disa reporter, por autorët e vërtet të tij që janë Sali Berisha dhe Ilir Meta, ata që nuk nxorrën dot në shesh 2 mijë veta për të përmbysur qeverinë dhe menduan se erdhi ora të hakmeren ndaj popullit që nuk I shkon pas.

Dje më së fundi ata patën disa orë të lumtura, kur panë se ligësia funksionoi dhe ata I panë shqiptarët nën pushtetin e terrotit të tyre politik, duke vrapuar në panik. Natyrisht që ëndërra e tyre është sikur ti kishin nxjerrë në rrugë për hallin e tyre. Por meqë kësaj nuk ja arritën dot, duken të kënaqur që I nxorrën në rrugë nga ligësia e tyre dhe urrejta, për shqiptarët që nuk u shkojnë pas, por që ata arritën ti vënë përpara si delet.

Mero Baze
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Një sondazh për sharësit revolucionarë antiturizëm

11:34 / July 22, 2026

Kur mendimi opozitar “merr malet”

22:35 / July 21, 2026

Rinovimi i PD, si protesta e flamingove

21:33 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.