Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Mero Baze: Përse hidhen gjithë këto pare?

21:07 / March 26, 20195 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mero BAZE 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mero Baze / 

Përtej zhurmës për papërgjegshmërinë ligjore të Lulzim Bashës, në mënyrën si ka paguar lobistët e tij në SHBA, në vitin 2017, ka një detaj të rëndësishëm, që po shmanget nga debati. Sipas deklarimeve të bëra nga kompanitë e lobimit “Muzin Capitol LLC” dhe “Biniatt Trade LP” në Departamentin e Drejtësisë në SHBA, rezulton se totali i kontraktuar nga Partia Demokratike e Lulzim Bashës është në shumën e 1.125.000 dollarëve.

Pyetja më normale që shtrohet është përse Kryetari I Partisë Demokratike, duhet të shpenzojë 1,125 milionë dollar, në një fushatë elektorale në SHBA, dhe vetëm 300 mijë dollar në Shqipëri?

Partia Demokratike është një parti e madhe dhe me peshë në skenën politike shqiptare, e cila ka elektoratin e vet, historinë e vet dhe frymëne  saj properëndimore si parti.

Ajo që ka pas nevojë urgjente kjo parti, pas vitit 2013 ka qenë përtëritja e saj, reformimi I saj, largimi nga Sali Berisha dhe ministrat që u ndëshkuan si simbol I korrupsionit. Ajo nuk pati ndonjë problem me Perëndimin apo SHBA. Edhe gjatë opozitës, përjashto ngërçin për Reformën në Drejtësi, I cili gjithsesi quhej I tejkaluar, pasi u detyruan të votojnë të gjithë, nuk ka patur krizë tjetër. Dhe ajo ishte më shumë krizë e SHBA me Sali Berishën.

Atëhere, përse kryetari I kësaj partie, duhet të llogariste të paguante mbi 1 milionë dollarë tek lobistët e vet në SHBA, për të “mirën” e PD?

Pyetja nuk ka përgjigje.

Partia Demokratike në zgjedhjet e vitit 2017, ishte e avantazhuar, se ishte pjesë e qeverisë, kishte 6 ministritë kryesore dhe zëvendëskryeministrin, ndërkohë që drejtonte dhe agjensitë kryesore shtetërore në vend.

Ajo kishte detyruar kryeministrin të bënte marrëveshje politike pas hezitimit për të hyrë në zgjedhje, edhe pse Perëndimi I dha të drejt qeverisë, të hynte dhe e vetme në zgjedhje.

Shpenzimet dispropocionale në raport gati katër here më shumë në SHBA, se sa në Shqipëri, për një fushatë elektorale, duket se flasin më shumë për një hall personal të kryetarit të parties, se sa për një nevojë reale të Partisë Demokratike.

Nga ana tjetër ky detaj, tregon se si funksionon Partia Demokratike.

Që të lidhësh kontrata pagesash për mbi 1 milionë dollarë me vullnetin personal të kryetarit të partisë, pa pyetur Kryesinë e Partisë, pa zbatuar statutin e PD, për mënyrën se si planifikohen shpenzimet e pareve, do të thotë ta përdorësh partinë, si një instrument financiar privat.

Por nga ana tjetër kontraktimi I mbi 1 milionë dollarëve, nxjerr zbuluar dhe fuqinë paguese reale të PD, pasi ajo merr katër herë më pak lekë nga qeveria në vit dhe se nuk ka asnjë dokuemnt tjetër, përveç gënjeshtrave të Lulzim Bashës, se ku mund ti gjente mbi 1 milionë dollarë.

Pra në gjithë këtë histori kemi së pari një përdorim personal të arkës së PD, pa pyetur asnjë ligj apo rregull të brendshëm të një institucioni publik, kemi një vendim shumë personal, që këto pare të harxhohen jo për të mirën e PD, por për interesa privat të kryetarit të saj dhe mbi të gjitha kemi një hall të madh përse paguhen kaq shumë pare në SHBA për llogari të PD.

PD nuk është as ISIS, as ndonjë organizatë terroriste, që duhet të paguajë miliona dollarë për të regulluar imazhin në SHBA.

Ambasada e SHBA në Tiranë ka qenë gjithnjë pranë PD dhe një urë kontakti zyrtar me Uashingtonin, nëse ata do të dëshironin të kishin akses për idetë e tyre atje.

Askush nuk e ka penguar Lulzim Bashën, as nga ambasda e SHBA, as ndonjë zyrtar amerikan, që të shkoj e të takohet në Uashington me administratën amerikane dhe të shpalos pikpamjet e tij.

Fakti që ai i ikën linjës zyrtare amerikane, fakti që ai paguan dhe kundër emërimit të ambasadores së re, pasi ka bërë njëqind letra kundër çdo ambasadori amerikan në Shqipëri, dhe mbi të gjitha fakti që është detyruar të futet në kanale ruse pagesash, tregon se ky njeri nuk di të sillet si kryetar I një partie legale properëndimore në Shqipëri, por si kryetar I një sekti ilegal, që do të bleje mbështetje private në Uashington, tek disa ustallarë që dinë ta masin mirë kokën në këto raste.

Dhe më I rëndë është fakti, që ky ka vendosur të harxhoj mbi 1 milonë dollar në vit në Uashington, për të blerë “mbështetje”, se sa fakti që këto pagesa i ka bërë në mënyrë të paligjshme.

Kur llogaritë të paguash kaq shumë, natyrisht nuk ka më para legale. Ato janë katër herë më pak se ato që merr zyrtarisht. Dhe në këtë rast mjafton të ndjekësh paranë, për të kuptuar hallin kryesor të Lulzim Bashës.

Ai nuk e llogaritë fare faktin që për të duhet të votojnë shqiptarët dhe betejën duhet ta bëj këtu.

Meqë në jetë çdo gjë e ka blerë, dhe ky fakt tregon se ai e di që pushteti blihet në ca zyra okulte lobistësh, që të vetmin hall kanë si do ti marrin ata lekët. Jo si do të marrë pushtetin Basha!

Mero Baze Muzin Capitol LLC
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kur “dashnorët” e natyrës përdoren kundër natyrës

21:18 / July 7, 2026

Të 40-at e revolucionit të flamingove

10:31 / July 7, 2026

Ata që duan të fshehin Berishën në protestë

19:57 / July 6, 2026

Propozimi për të zgjatur mandatin e prokurorëve të SPAK është arkivolucioni i drejtësisë

12:28 / July 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.