Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Mero Baze/ Përse Lulzim Basha ia ka bërë më të lehtë Edi Ramës betejën?

20:53 / July 19, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mero Baze 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sa herë që ka shanse për dialog mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, të gjithë mendojnë që problemi është Sali Berisha. Të gjithë përfytyrojnë atë skenën, që pasi Rama flet me Bashën (përveç rastit kur mbyllen vetëm), Basha duhet të dalë në koridor të flas me “atë” e t’i kthejë përgjigje. Ky është profili që ai ka krijuar në publik për vendimarrjen e tij politike.

Tani ka një hap përpara. Përveç faktit që dhe dialogu i tij direkt me Ramën ka pasur gjithë dyshimet e dështimit për shkak të “telefonit të prishur” me Berishën, tani është shtuar dhe një hallkë e re. Ky është Gazmend Bardhi.

D.m.th që tani të bësh dialog me Lulzim Bashën, duhet të flasësh me Gaz Bardhin, pastaj ky të dalë në korridor të flasë me Bashën, pastaj ai të flasë me Berishën, dhe ti të marrësh përgjigje.

Eshtë kjo arsyeja kryesore përse Lulzim Basha ja ka bërë më të lehtë Edi Ramës betejën për ndryshimet kushtetuese.

Edhe pse Këshilli Politik është një institucion i shpikur për të rikthyer daljen nga orbita të Lulzim Bashës, ai e deligjitimoi për fat të mirë, në rastin e parë që ju dha të përballej aty me kryeministrin e vendit.

Nëse do të merrte pjesë, nuk është se kishte ndonjë mundësi të madhe për dialog, pasi ai nuk mbyllet më brenda në dhomë vetëm me Ramën, por do kishte më shumë debat për seriozitetin e Këshillit Politik, që Rama e legjitimoi duke marrë pjesë në të.

Duke mos marrë pjesë, e para, kemi një humbje të rëndësisë së Këshillit Politik, si një institucion ku Basha nuk beson se mund të zgjidhen problemet, dhe së dyti, kemi dhe pritshmërinë që të dëgjojmë vetëm çfarë thotë Rama për fundin e këtij dialogu të shpikur, për të vonuar dialogun.

Në këto kushte, e vetmja gjë që pritet nga takimi i Këshillit Politik, është të mësojmë hapat që do hedhë shumica drejt ndryshimeve kushtetuese.

Edhe pse Ilir Meta u zgjua në mesnatë nga një sms që i këshilloi të mblidhte Këshillin Politik, edhe pse Basha prishi gjumin të siguronte Metën se duhej bërë patjetër përmes Këshillit Politik, sapo Rama e pranoi dhe tha u pres aty, ai u zhduk. Pra e gjitha paska qenë që Edi Rama të thoshte: “Nuk kam punë me Këshillin Politik” dhe ata të nisnin një “intifadë” kundër dialogut që “po na lë jashtë BE”.

Në fakt Edi Rama bën shumë mirë që shkon në Këshill Politik, aq më tepër në kushtet kur nuk ka me kë dialogon, por vetëm mban qëndrimin e tij. Duhet të shkonte aty dhe sikur Basha të çonte shoferin e kunatit. Në fund të fundit, dhe vetë Basha të ishte, Rama duhet të priste për përgjigjen, pas çdo kërkese. Dhe në këtë rast nuk ndryhson gjë. Përveç faktit që Rama nuk pret ndonjë përgjigje.

Edi Rama Mero Baze
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Një sondazh për sharësit revolucionarë antiturizëm

11:34 / July 22, 2026

Kur mendimi opozitar “merr malet”

22:35 / July 21, 2026

Rinovimi i PD, si protesta e flamingove

21:33 / July 21, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.