Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Mero Baze / Presidenti zbardhi të vërtetën e dhunës

20:27 / September 11, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mero baze
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze
E gjithë beteja e dhunës e  para 30 Qershorit I ndante palët vetëm në një pikë, tek ata që pretendonin se ishim para një revolte popullore, që i duhej hapur rrugë(dhe kjo ishte dyshja Meta Berisha), dhe tek ata që e konsideornin një “revlucion” artificial të sponsorizuar me rroga shteti nga punonjës bashkiak që donin të imponoheshin me dhunë.

Presidenti në atë kohë jo vetëm që ishte nga ana e tyre që tentonin ta konsideronin legjitime dhunën dhe si një shpërthim popullor, por bazuar dhe në këtë vlerësim, ai mori vendime që i hodhën benzinë zjarrit sic ishte ç’dekretimi i zgjedhjeve më 30 Qershor.

Dhuna më e rënd ndaj shtetit, ishte dhuna që pasoi dekretin e Ilir Metës, pasi zjarrvënësit e shkollave dhe qëndravve të votimit marshonin me urë zjarri në një dorë e me dekretin e Ilir Metës në dorën tjetër. Ai dekret u kthye në një “fatwa” për demokracinë shqiptare dhe rrezikoi që ti vinte zjarrin Shqipërisë.

Sot Presidenti i Republikës, ka deklaruar se situata e dhunëshme ishte artificiale, pra ju bashkua atyre që thoshin se gjithçka është e sajuar për të gjunjëzuar demokrcinë me dhunë.

Ky është një qëndrim dhe velrësim krejt I ndryshëm nga ai para 30 Qershorit. Qëndrimi I parë i Ilir Metës dhe nxitja që ai I bëri dhunës kundër shtetit me dekretin për ç’dekretimin e 30 Qershorit është zanafilla e dhunës reale kundër shtetit dhe shkaku përse opozita tentoi ta quaj legjitime dhunën.

Tani që ky e quan dhunën artificiale, nuk besoj se ka nevojë për ndonjë raport të detajuar për shkarkimin e presidentit. Besoj se mjafton dhe ky pohim që këta gjithçka e kishin të sajuar për të gjunjëzuar përmes dhunës, politikisht shtetn shqiptar. Dhe përtej shakrkimit, këtu ka një vepër të pastër penale, që nuk mund të rrij pa u hetuar. 

është e para deklaratë e sinqert e presidentit  në relfektimet e tij për ato që ka bërë. Dhe mendoj se nuk ka nevojë për ndonjë deklaratë tjetër. Për kaq ishin ndarë palët para 30 Qershorit. Tani dhe presidenti bie dakord që dhuna kundër shtetit kishte arsye artificiale. Problemi është se ai e frymëzoi, nxiti dhe udhëhoqi atë dhunë dhe duhet të përgjigjet.

Presidenti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kurban Bajrami, Presidenti Begaj uron nga Meka besimtarët myslimanë

10:06 / May 27, 2026

Takimi në Vatikan, Presidenti Begaj fton Papën të vizitojë Shqipërinë

10:27 / May 26, 2026

Presidenti Trump lajmëron se do të dërgojë 5000 ushtarë shtesë në Poloni

10:29 / May 22, 2026

Dita e Europës, Begaj: Simbol i paqes e lirisë. Shqipëria më afër se kurrë të shtojë vlerat e saj në familjen evropiane

09:54 / May 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.