Nga Mero Baze
Rreth orës 5 pasdite dy mjekët e Spitalit Ushtarak që kishin lidhje me Partinë Demokratike në pushtet dolën, me siguri të shkretët të detyruar dhe folën për dëshmi mjekësh, të cilat sipas tyre të vrarët janë vrarë me plumba në distancë të afërt, një ekspertizë që një mjek njëherë 1 mijë ta pyesësh nuk e bën dot, sepse nuk kupton nga afërsia, sepse nuk është një mjek ligjor që shpreheshin, por ishin mjekë ortopedë të spitalit ushtarak. Kjo duket që ishte një porosi për të përgatitur terrenin e vrasjeve të bëra nga brenda opozitës. Gjithçka ka ndodhur pastaj në zyrën e Ministrit të Brendshëm, i cili ka grumbulluar informacione paranojakësh për të ilustruar këtë skenar ku hynte, kishte armë surprizë, thika-pistoleta, çadra-pistoleta, thika me helm nga Mashkullora, gjithë marrëzitë e botës, raport që sipas burimeve të mia i është paraqitur Sali Berishës, përpara se të dilte në konferencë për shtyp, nga Ministri i Brendshëm Lulzim Basha, por i është paraqitur me rezerva. Duke i thënë: ‘kemi edhe ne disa fakte, p.sh. po nuk janë dhe shumë të besueshme, na i ka sjellë njëri që i ka parë aty, por ne nuk e dimë kush është ai. Këta të policisë thonë nuk është i besueshëm, por unë t’i solla njëherë’. Sali Berisha ka thënë të sakta janë, mi sillni mua këtu dhe ka dalë në konferencë shtypi në orën 19:30 dhe i ka numëruar të gjitha ato.
Një shtet që kryeministri vret, ministri i Brendshëm është përgjegjës për vrasjen dhe nuk thirren në prokurori për të dëshmuar. Nuk ka dëshmi në dosjen e 21 janarit, prej 3 mijë faqesh që e kam shfletuar unë, nuk ka dëshmi të kryeministrit të Shqipërisë. Ka vetëm pjesë nga konferencat e shtypit, ato mund t’i gjesh në gazeta. Prokuroria ka bërë hetimin me joserioz të botës, nuk ka thirrur për dëshmitar Kryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm.
