Kanë qënë dy kalimtarë të rastit të cilët pasi kanë pare tymin janë afruar dhe kane nxjerre nga aty dy
Një lokal në Elbasan është përfshirë nga flakët. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:10, në fshatin Vidhas. Kanë qënë dy kalimtarë të rastit të cilët pasi kanë pare tymin janë afruar dhe kane nxjerre nga aty dy të moshuarit që ishin brenda.
Gruaja rezulton e lenduar me disa plagë, fatmiresisht jashtë rrezikut për jetën. Vec shokut që ka pësuar rezulton dhe e asfiksuar por pas marrjes së ndihmës së pare paraqitet jashtë rrezikut per jetën. Ndërhyrja në kohë e zjarrfikëses parandaloi shpërthimin e bombulës së gazit që gjendej në brendesi.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 22.08.2021.,rreth orës 13:10, në fshatin Vidhas, Elbasan, në lokalin e shtetasit G.Ll., 61 vjeç, ka rënë zjarr. Forcat e Policisë dhe të zjarrëfikses kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Nga zjarri nuk ka dëme në njerëz. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit.