Një automjet është përfshirë nga flakët këtë të enjte në Thumanë.
Makina ka qenë në ecje e sipër në momentin që ka marrë flakë në aksin Thumanë-Milot.
Bëhet fjalë për një makinë të llojit “Fuoristradë”, por ende nuk dihen detaje të tjera.
Ndërkohë forcat policore dhe shërbimet e zjarrfikësve kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.