Një tym i madh ka përfshirë zonën e Kasharit në Tiranë pas një zjarri të ndezur në atë që duket se është një pikë grumbullimi makinash të vjetra.
Siç duket dhe nga pamjet tymi i madh i zi ka mbuluar banesat përreth.
Shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po mundohen të mbajnë flakët nën kontroll.
