Alban Zeneli ka pranuar të marrë mandatin e deputetit të PD-së në Kukës, Flamur Noka. Mësohet se ai ka dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizmit për ti hapur rrugë kështu marrjes së mandatit.
Zeneli ndodhej pas Nokës në Qarkun e Kukësit, dhe pas heqjes dorë nga mandati nga ky i fundit, mandati i kalon pikërisht atij. Ai ka qenë deputet mandatin e kaluar dhe duket se pas disa ditësh reflektimi ka vendosur të hyjë në Kuvend.
Rrjedhja nga listat e PD-së vijon dhe e njëjta gjë mund të thuhet edhe për Lëvizjen Socialiste për Integrim, pas lënies së mandateve vullnetarisht.
