Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Merret vendimi i rëndësishëm, a do të ulet çmimi i siguracionit të makinave?

10:19 / October 27, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
makina
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar në mbledhjen e datës 26.10.2021 rregulloren “Për komisionet e ndërmjetësimit”.

Kjo rregullore është hartuar në zbatim të pikës 6, neni 7 i Ligjit nr. 32/2021, datë 16.03.2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, ku parashikohet se “Komisionet e ndërmjetësimit nuk mund të jenë më të larta se niveli i përcaktuar me rregullore nga Autoriteti”.

Komisionet e ndërmjetësimit janë pagesat që shoqëritë e sigurimit u japin agjentëve të tyre ose brokerave, për çdo shitje të një police (kontrate) sigurimi. Sipas përcaktimeve të nenit 4 të rregullores së miratuar nga AMF, “Shoqëritë e sigurimit të jo-jetës, nuk mund të aplikojnë në total komisione ndërmjetësimi, për çdo policë të shitur, më të lartë se 20% e primit të shkruar bruto, nga 1 janari i vitit 2022.”

Kjo vlerë parashikohet të ulet më tej, duke nisur nga 1 janari 2023, duke zbritur në 18% të primit të shkruar bruto për çdo policë të sigurimit të detyrueshëm motorik.

Në këtë mënyrë, kufizimi i komisioneve të ndërmjetësimit prek kontratat e sigurimit TPL, policat kufitare, si edhe Kartonin Jeshil. Nga të dhënat teknike dhe financiare, të raportuara nga shoqëritë e sigurimit, komisionet e ndërmjetësimit në këtë kategori sigurimi gjatë viteve të fundit rezulton të kenë qenë të larta, me një mesatare tregu prej afro 28%.

Rregullorja e miratuar nga Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare parashikohet të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit të ardhshëm. Shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës brenda kësaj periudhe deri në hyrjen në fuqi të rregullores së re “Për komisionet e ndërmjetësimit” duhet të rishikojnë marrëveshjet e tyre me ndërmjetësit në lidhje me komisionet që ata përfitojnë për shitjen e kontratave të sigurimit. Kufizimi i komisioneve të ndërmjetësimit pritet të sjellë rritje të eficencës në shpenzimet e marrjes në sigurim, si edhe një administrim më të mirë të burimeve financiare të shoqërive të sigurimit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“U trondita kur i pashë në faqe +18!”/ Zbardhet dëshmia e Adrian Hilës: Kamerat i vendosa për… Ka qenë me dëshirën e palëve

23:02 / October 1, 2026

Kompozitori Adrian Hila në Policinë e Tiranës, po merret në pyetje nga Krimet Kibernetike

22:20 / October 1, 2026

Rama publikon foton me presidentin amerikan Donald Trump dhe ironizon: Ndoshta s’del që është AI

21:37 / October 1, 2026

Tragjedi, 8 studentë mbyten në det gjatë një ekskursioni

21:16 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.