Qeveria ka vendosur datat kur do të zëvendësohen ditët e pushimit shtesë të bëra gjatë marsit.
Kështu, dita e punës e caktuar ditë pushimi në datën 18.03.2022, vendimi nr.161,
“Për caktimin e ditës së hënë datë 21.03.2022” do të zëvendësohet në datën:02.04.2022 (e shtunë). Ditët e punës të caktuara ditë pushimi (3 ditë) sipas urdhrit 18, datë 20.01.2022, “Për ndërprerjen e procesit mësimor në të gjitha institucionet publike dhe jo publike” do të zëvendësohen në datat:
30.04.2022 (e shtunë)
14.05.2022 (e shtunë)
28.05.2022 (e shtunë)
