Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Merret vendimi: Përcaktohet data kur nis shkolla dhe si do të zhvillohet mësimi

18:40 / July 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
femije ne shkolla 16
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në 13 shtator nis viti i ri shkollor. Të hënën e dytë të shtatorit, shkollat e arsimit parauniveristar do të hapin dyert për fillimin e procesit mësimor. Data e fillimit të shkollës është përcaktuar në urdhrin e përbashkët të firmosur nga ministrja e Arsimit dhe ajo e Financave.

Në këtë dokument dy ministret, Evis Kushi dhe Anila Denaj, kanë miratuar strukturën e vitit të ri shkollor. Sipas planit vjetor nxënësit e arsimit 9-vjeçar nisin mësimin në 13 shtator dhe e mbyllin vitin shkollor në 8 qershor të vitit 2022.

Ndërsa për gjimnazistët e dhe nxënësit e arsimit profesional, shkolla zgjat një javë më shumë se arsimit bazë, deri në 15 qershor. Pushimet dimërore, që ndajnë edhe tremujorin e parë shkollës, janë planifikuar, 24 dhjetor me 4 janar.

Por mbetet e pacaktuar mënyra sesi do të zhvillohet mësimi në vitin e dytë të pandemisë nga koronavirusi. Ministra e Arsimit ende nuk ka vendosur skenarin që do të aplikohet vitin e ri shkollor. Nuk dihet nëse nxënësit edhe këtë vit do ta zhvillojnë mësimin të reduktuar, me turne duke  kombinuar mësimin online me mësimin në shkollë, nëse do të jenë vetëm online apo do të rikthehen plotësisht ne klasa.

Burime nga Ministria e Arsimit bëjnë të ditur për A2 CNN se skenari i zhvillimit të mësimit do shqyrtohet nga ekspertët e shëndetësisë, në varësi të situatës nga përhapja e koronavirusit dhe mutacioneve të tij.

Megjithatë këtë vit të gjithë mësuesit dhe edukatorët janë të vaksinuar me të dyja dozat antiCovid.  Ndërsa është ende në diskutim edhe mes ekspertëve në vendin tonë, nëse vaksinimi kundër koronavirusit do të përfshijë edhe fëmijët mbi 12 vjeç. Pandemia e koronavirusit shkaktoi probleme të mëdha në arsim dhe mësimdhënie, ndërsa nxori se shkollat dhe mësuesit ishin të papërgatitur në lidhje me teknologjinë dhe zhvillimin e mësimit online.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Digjet pjesërisht një banesë në Fushë-Krujë, flakët shkrumbuan çatinë

17:00 / September 13, 2026

Iu vu tritol tek dera e shtëpisë në Kamëz, ‘shënjestra’ i dyshuar si porositës i disa vrasjeve

15:40 / September 13, 2026

Nufi: Industria e mbrojtjes, prioritet strategjik. 40 mjete të prodhuara në Shqipëri tashmë pjesë e Forcave të Armatosura

13:58 / September 13, 2026

Elton Ilirjani sjell Parashqevi Simakun në New York Fashion Week me një homazh emocionues

13:24 / September 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.