Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Merret vendimi: S’ka më peshkim në liqenin e Ohrit dhe të Prespës deri në fund të korrikut

21:17 / May 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ohri liqeni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Liqenin e Ohrit dhe të Prespës është ndaluar peshkimi.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, miratoi urdhrin e ndalimit që është marrë më 19 prill, por u botua sot në Fletoren Zyrtare.

Ndalimi i peshkimit është i vlefshëm vetëm për një periudhë kohore nga 20 prilli deri më 1 korrik, që përkon edhe me sezonin e shumimit të peshqve.

Sipas vendimit, nuk do të lejohet peshkimi me çfarëdolloj mjeti i peshqve të familjes së krapit, duke përfshirë edhe koranin.

Vendimi i plotë:

URDHËROJ:

Ndalimin e peshkimit, me çfarëdolloj mjeti dhe metode gjuetie, si dhe mbajtjen në bord, tranzitimin në barkë, zbarkimin e qëllimtë dhe hedhja në treg ose për konsum i të gjitha llojeve të peshqve të familjes së krapit në liqenin e Ohrit dhe të Prespës dhe konkretisht:

a) për liqenin e Ohrit, për periudhën 20.4.2019 deri më 1.7.2019.

b) për liqenin e Prespës, për periudhën 25.4.2019 deri më 25.5.2019.

Ndalimin e peshkimit me rrjeta në fashën breg/liqenore prej 300 ml nga bregu (për liqenin e Ohrit) dhe 150 metra (për liqenin e Prespës) dhe konkretisht:

a) për liqenin e Ohrit, për periudhën 1.7.2019 deri më 31.7.2019.

b) për liqenin e Prespës, për periudhën 25.5.2019 deri më 25.6.2019.

Vendbazimi i varkave të peshkimit do të jetë në pikat e caktuara nga OMP-të.

Për zbatimin e këtij urdhri, të hartohet një plan i Përbashkët Operativ Veprimi nga Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturësnë koordinim me OMP-të përkatëse që ushtrojnë aktivitet peshkimi në këto dy liqene.

Ngarkohet Drejtoria e Politikave dhe Strategjive të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore dhe Zhvillimit Rural, Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës në vartësi të së cilës është Sektori i Inspektimit e Kontrollit të Peshkimit, Organizatat e Menaxhimit të Peshkimit të liqeneve të Ohrit e Prespës, që të monitorojnë zbatimin e Planit Operativ të Veprimit për zbatimin e këtij urdhri, duke bashkëpunuar me strukturat eqeverisjes vendore të Pogradecit e Korçës, Drejtorinë e Policisë së Rendit dhe atë Kufitare në Qarkun e Korçës dhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit të Qarkut Korçë.

korrik liqeni ohrit s'ka peshkim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rregulla të reja për tarifat e këmbimit valutor, BSH rrit transparencën edhe për transfertat online

18:42 / September 5, 2026

Shqipëria pezullon importin e mishit nga Brazili, masa hyn në fuqi më 3 shtator

13:06 / September 5, 2026

Fermerët dhe kompensimi 10%, Tatimet sqarojnë procedurën: Kush përfiton, afatet dhe kur kalojnë paratë në bankë

12:30 / September 4, 2026

Ministri i Financave, Malaj: Pagat e magjistratëve nuk janë bllokuar nga ne, sillni listëpagesat sipas metodologjisë në fuqi

12:01 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.