Durrësi është veshur me të zeza këtë të shtunë për të përcjellë për në banesën e fundit tetë pjestarët e familjes Lala, të cilët humbën jetën në mënyrë tragjike pasi vila në ish- Kënetë u shemb.
Gjyshja Sahadetja, djali Iliri, nusja Marjeta, mbesa Grisilda, fëmijët e Marjetës, Amelia, Emilio, Dionisa dhe Enisi do kalojnë sot për herë të fundit në qytetin që i priti dhe i mori përjetësisht. Dhimbje e lot jo vetëm për familjarët e tyre, por dhe për Durrësin e mbarë vendin.
I vetmi i mbijetuar i kësaj familje është Ramë Lala, i cili është nisur për mjekim të specializuar në Itali.
Në homazhet që po zhvillohen në Pallatin e Kulturës në Durrës është i pranishëm dhe presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama, që i shoqëruar nga ministri Blendi Çuçi është parë të fshijë lotët teksa kalonte para turmës së veshur me të zeza.
“Detyrimi ynë për ti qëndruar pranë atyre gjithmonë”, është shprehur presidenti Meta.
