Mesazh për Kosovën, tifozët e Partizanit duartrokasin ata të Tiranës
“Tërbimi i tokës gjakun na zgjoi, lot për kë iku mes nesh më s’qëndroi. Po dhimbja e fortë na dha pakëz liri, sërish e tregoi Kosovën- Shqipni”, – ky ishte mbishkrimi i banderolës që hapën pak minuta më parë në “Air Albania Stadium” tifozët e skuadrës së Tiranës që nuk kanë pushuar së mbështeturi skuadrën e tyre të zemrës në këto minuta që po luhen deri më tani.
Në fakt, ky baner që sërish nuk del jashtë kornizës dhe sensibilizimit me tërmetin e 26 nëtorit që la pasoja të mëdha për Shqipërinë, por që tregon edhe një herë se Kosova dhe Shqipëria janë një.
E natyrisht pavarësisht rivalitetit në shkallët e stadiumit, sapo banderola gjigante është shpalosur nga tifozët e Tiranës, ata të Partizanit e kanë duartrokitur, duke dëshmuare dhe një herë se ky derbi është duke u zhvilluar në një “Fair-Play” të vërtetë, jo vetëm në fushën e blertë, por edhe në shkallët e stadiumit ku janë të vendosur tifozeritë e të dyja ekipeve kryesisht, por jo vetëm.