Një teori konspirative se Papa Françesku nuk është kreu legjitim i Kishës Katolike, është përhapur në Itali. Kjo pasi mesazhe të çuditshme u shfaqën me avionë të vegjël mbi plazhet e Italisë. Avionët me mesazhe të çuditshme për Benediktin XVI, ish-kreu i Kishës Katolike, i cili dha dorëheqjen në vitin 2013 për shkak të problemeve shëndetësore, janë shfaqur në qiell mbi plazhet më të populluara të Italisë këtë verë.
“Benedikti ishte në sedes impedita”,-shkruhej në një aeroplan të vogël që fluturoi më 27 gusht. Sedes impedita është një term i njohur brenda Vatikanit që përdoret për të treguar se një dioqezë ose kishë nuk është në gjendje të kryejë shërbesën për arsye të jashtme.
Sipas teorisë konspirative, Papa ishte i internuar, i burgosur ose me liri të kufizuara. Në një mesazh tjetër të ngjashëm të shfaqur mbi vijën bregdetare të Lazios më 16 korrik, shkruhej: “Benedikti XVI nuk abdikoi vërtet”.
Mesazhet e çuditshme kanë tërhequr kureshtjen e mijëra plazhistëve, por edhe të mediave vendase. Prej pak kohësh, gazetari Andrea Cionci është përpjekur të përhapë një teori konspirative duke thënë se Papa Françesku është “anti-papa” i vënë në detyrë për të zëvendësuar Benediktin XVI, i cili vdiq më 31 dhjetor 2022, me një figurë më liberale dhe progresive.