Nga ajo që raporton “BBC”, Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka mbyllur fjalimin para kongresit amerikan me një mesazh drejtuar Presidentit Biden. Ai i ka kërkuar atij që të bëhet udhëheqësi i paqes në këtë luftë.
“Paqja në vendin tuaj nuk varet më vetëm nga ju dhe nga populli juaj. Por varet nga ata që keni pranë, nga ata që janë të fortë. I fortë nuk do të thotë i madh. I fortë do të thotë të jesh trim dhe i gatshëm të luftosh për jetën e qytetarëve të vendit dhe qytetarëve të botës,” u shpreh Zelensky.
Ai deklaroi në tej se qytetarët e Ukrainës po “luftojnë për vlerat e tyre dhe njëherazi edhe të Europës dhe botës”. Zelenskyy tha se asgjë nuk do të kishte kuptim në këtë jetë nëse ai nuk do të mund të parandalonte vdekjen e fëmijëve ukrainas dhe ky mbetet shqetësimi i tij më i madh si udhëheqës i vendit.
“President Biden, ju jeni udhëheqësi i kombit tuaj. Shpresoj se do të jeni udhëheqës i botës. Të jesh udhëheqës i botës do të thotë të jesh udhëheqës i paqes,” mbylli fjalën e tij Zelensky.
