Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Mësimi i alternuar, zv.ministrja e Arsimit: Nuk do ketë ndryshime të planit mësimor

15:46 / November 28, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mesili online
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zëvendës ministrja e Arsimit Nina Guga e cilësoi skenari 2, kalimin nga mësimi në shkolla tek ai i alternuar me mësim online nga klasat e gjashta. E ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, zëvendës ministrja tha se drejtorët e shkollave janë impenjuar për të përballuar këtë ndryshim dhe se ditët e para sigurisht që do ketë një kujdes të shtuar.

“Që nga data 1 dhjetor, sistemi arsimor kalon nga skenari 1 në skenarin 2. Duket sikur krijon një kakofoni por drejtoritë e shkollave janë impenjuar për ta përballuar. Nuk do ketë ndryshim të planit mësimor, të orarit apo ngarkesës. Do jetë i njëjti orar. Nuk do ketë ndryshime tek këto gjëra që mund të sillnin konfuzion. Sigurisht ditët e para do kemi një kujdes të shtuar”, u shpreh Guga.

Sipas saj, në pjesën cilësore të mësimit nuk e ndajmë nga ajo që kemi përkujdesin e shëndetit dhe të sigurisë. Lidhur me aksesimin e mësimit online ajo tha se po punohet për shkollat me klasa kolektive.

“Ekspertët po punojnë për të evidentuar gjendjen. Vështirësi kemi në ato zona ku kemi shkolla me klasa kolektive. Në këtë drejtim kemi marrë masa të shtuara. Janë ndarë 10 mijë tableta”, tha ajo.

Sa i përket një skenari 3 ajo tha se skenari aktual ka dhe dy variante të tjera dhe se i treti do të thoshte një izolim i plotë.

“Skenari 3 do jetë skenari ku do kemi izolim të plotë, në karantinë totale. Skenari dy ka tre variante të ndryshme”, u shpreh Guga.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.