Të tradhtosh partnerin/partneren është një gjë e trishtueshme, por përpara se t’i fajësoni të tjerët dhe në vend që të jeni dyshues gjatë gjithë kohës, është gjithmonë më mirë t’i hyni thellë arsyeve të vërteta që të çojnë në tradhti dhe të përpiqeni t’i shmangni.
Sipas ‘Brightside’ ja arsyet pse njerëzit tradhtojnë në një lidhje dhe si ta shmangni tradhtinë.
1. Mungesa e pasionit në një marrëdhënie
Kjo ishte arsyeja më e zakonshme e vërejtur gjatë studimeve. Mund të keni harmoni emocionale me partnerin tuaj, por nëse gjithmonë ka pasur mungesë pasioni, ka gjasa të përfundojë me tradhti.
Si ta shmangni atë:
- Bisedoni me partnerin tuaj, jini të hapur për nevojat tuaja dhe përpiquni të mos mohoni nevojat e partnerit tuaj menjëherë.
- Mos kini frikë të eksperimentoni.
- Mund të provoni seanca së bashku me një psikolog nëse nuk dini si të filloni të diskutoni vetë këtë problem.
2. Mungesa e kënaqësisë emocionale
Kjo mund të jetë shumë e rrezikshme sepse nëse nuk ndjeni intimitet emocional, mund të filloni të kërkoni për një burim tjetër lumturie.
Si ta shmangni atë:
- Jini përgjegjës për veprimet tuaja. Nëse gaboni, mos e lini ashtu siç është. Problemet e pazgjidhura krijojnë më shumë probleme.
- Balanconi punën tuaj dhe jetën personale.
- Partneri juaj gjithashtu ka të drejtë për mendimet e tij. Në vend që të luftoni është më mirë të gjeni një kompromis.
3. Partneri juaj ose ju thjesht keni rënë në dashuri me dikë tjetër.
Po, kjo është shumë e dhimbshme! Por dashuria është shumë e ndërlikuar. Ju mund të pini kafe në një lokal dhe bum ndodh e papritura! Ju shikoni një person dhe ndiheni sikur zemra juaj po ndalet. Ne nuk mund ta shpjegojmë dot këtë situatë, por ndonjëherë kimia, fati ose karma janë shkaktarët.
Si ta shmangni atë:
- Çdo marrëdhënie ka sfidat e veta. Askush nuk është i përsosur dhe ju duhet ta pranoni këtë fakt.
- Vazhdoni të jeni romantik me partnerin.
- Respektoni pavarësinë e partnerit tuaj dhe tuajen.
- Mos u përpiqni t’i shtyni disa gjëra.
4. Të bertiturat dhe nervat e vazhdueshme janë shkaktar për tradhti
Si ta shmangni atë:
1. Përqendrohuni në menaxhimin e vetes, por jo të partnerit tuaj. Ju nuk mund të jeni përgjegjës për veprimet e njerëzve të tjerë, por mund të jeni përgjegjës për veprimet dhe emocionet tuaja. Të qenit i qetë është shumë më efektive. Rrethojeni veten me miqtë që mund të mbajnë lart humorin tuaj.
2. Ndani ndjenjat tuaja në vend që të fajësoni dikë tjetër.
3. Analizoni situatën dhe përpiquni të gjeni zgjidhjen më të mirë në vend që të përplasni dyert. Partneri juaj ka shumë të ngjarë të pendohet për veprimet e tij kur t’ju shohë si një person të arsyeshëm dhe të qetë.
5. Kuriozitet për përvoja të reja
Interneti,Tinder. Instagrami, palestra etj…
Ju mund të përballeni me tundimin kudo dhe ndonjëherë mund të ndjeheni kurioz nëse mund të arrini një qëllim të ri dhe të fitoni zemrën e dikujt. Ju me të vërtetë mund ta doni partnerin tuaj, por mund të keni edhe dëshirë të madhe për flirtim.
Si ta shmangni atë:
- Kontrolli i vetes mund t’ju ndihmojë të shmangni impulset që të gjithë ndjejnë. Por ju nuk mund ta kontrolloni partnerin tuaj.
- Kushtojini vëmendje mënyrës sesi një person sillet në fillimin e marrëdhënies tuaj. Nëse ata i kushtojnë shumë vëmendje njerëzve të tjerë gjatë gjithë kohës, kjo duhet të jetë një shenjë për ju. Ndoshta partneri juaj i ardhshëm nuk është gati për diçka serioze