Çfarë i dallon njerëzit e suksesshëm nga të tjerët? Vetëbesimi i lartë! Në rast se nuk besojmë pikë së pari në veten tonë, është pothuajse e pamundur të provojmë aftësitë tona tek pjesa tjetër dhe kështu nuk do të zhvillohemi aq sa mundemi dhe duam.
Për këtë arsye është shumë e rëndësishme t’i bejmë fëmijet të kenë vetëbesim të lartë, akoma edhe Beyonce ka punësuar një mesues të specializuar për t’i dhënë mesime vetëbesimi vajzes së saj. Por nuk është e nevojshme të shkoni deri aty pasi mund t’ia mesoni edhe vetë fëmijës si të besojë në vetvete.
Frazat që çdo prind duhet t’i thotë fëmijes së tij sipas ‘pernenat.al’:
1- Të dua!
Dashuria që prindi mund t’i japë fëmijës nuk është asnjëherë e tepërt. Ju duhet t’i thoni shpesh fëmijës se e doni shumë dhe se është gjeja më e cmuar në jetën tuaj. Bëhuni “fansi” i tyre kur jeni në publik.
Dashuria juaj i jep fëmijes kurajo, i lejon ata të bëjnë gabime, i bënë ata të ndihen mirë si dhe të prodhojnë ndjenja lumturie. Dashuria juaj zhvillon personalitetin e tyre si dhe ju jep atyre shpresë. Ajo i ndihmon ata të mposhtin frikën dhe të krijojnë siguri në vetvete. Nëse ju i jepni dashuri fëmijës tuaj, ata do të mesojnë të duan të tjerët.
2- Jam krenare për ty!
Për të rritur vetëbesimin e fëmijës tuaj duhet t’i tregoni atij aprovimin tuaj. Fëmija juaj ka nevojë për mbeshtetjen tuaj në atë që bën ose do të bëjë. Edhe pse shpesh nuk do të jeni dakord me atë që fëmija juaj do të këtë dëshirë të bejë, ju duhet t’i tregoni atij se jeni krenare për përpjekjet që ai bën për të qenë i pavarur.
3- Gabova, me fal!
Nëse pranoni para fëmijës tuaj se keni gabuar për diçka në drejtim të tij, ju i mesoni atij se jeni njeri dhe mund të gaboni. Ata do të kuptojnë se nëse gabojnë në dicka duhet ta pranojnë duke mesuar të përmirësojnë mangësitë që kanë. Fëmija juaj me anën e kësaj sjellje që ju beni do të kuptojë se të mos jesh perfekt nuk është diçka e pazakontë, kjo sjell rritjen e vetëbesimit të tyre.
4- Të fal!
Ndonjëherë edhe të rriturit bëjnë gjera që nuk duhet t’i bejnë, thonë diçka që nuk e mendojnë, humbin kohë me gjera të kota, nuk arrijnë të realizojnë një qëllim që ata kanë, nuk mbajnë premtimet, harrojnë gjera të rëndësishme… njesoj si fëmijët.
Prindi duhet t’i mesojë fëmijës cilat mund të jenë pasojat e një sjellje të gabuar, por pa harruar se edhe fëmijët kanë ndjenja. Është dëtyra juaj si prind t’i tregoni fëmijës tuaj se i doni pavarësisht gabimeve që ata bejnë, dhe që i doni edhe kur jeni të nxehur me ta. I falni gabimet e fëmijës tuaj dhe mos i denoni.
5- Jam duke të dëgjuar
Është shumë e rëndësishme të degjoni me vëmendje fëmijën tuaj. Duke i degjuar ju do të keni mundësi të njihni mendimet dhe emocionet e tyre, mund të kuptoni kush është në të vertetë fëmija juaj. Duke njohur botën e tyre të brendshme ju do ta keni më të lehtë të hyni në kontakt me ta, si dhe të krijoni një lidhje të përhershme. Për t’i treguar fëmijës që po e degjoni, përserisni herë pas herë frazen e fundit që ai është duke thënë në atë moment. Kjo do ta bejë atë të ndihet i rëndësishëm.
6- Kjo është përgjegjësia jote
T’i mesoni fëmijës përgjegjësite është pjesë e rritjes dhe zhvillimit të tij. Ju duhet t’i mesoni ata të jenë të përgjegjshëm për vedimet që marrin si dhe veprimet që bëjnë, do të kuptojnë kështu cilat janë veprime të drejta dhe cilat janë të gabuara.
7- Kë gjithçka që nevojitet për të arritur suksesin
I mesoni fëmijëve tuaj të vlerësojne forcën dhe dobësite e tyre për t’u ndjerë me mirë me vetën e tyre. Fëmijët tuaj do të perballen me jetën me më shumë gëzim nëse janë në dijeni se kanë gjithçka që ju duhet për të pasur sukses.
I inkurajoni ata të kenë besim tek vetja e tyre. Vlerësoni dhe lavderoni mundin që ata bejnë për të arritur dicka, si dhe i mbeshtesni kur ata deshtojnë në dicka. Ju duhet t’i mesoni fëmijëve tuaj se humbja është një formë e suksesit, pasi kështu ata do të mesojnë të jetojnë një jetë të qetë.
