Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kulinari

Mësoni të përgatisni krem karamel në shtëpi

21:17 / June 19, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Krem Karamel
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mund të kombinohet e shoqërohet gjithashtu edhe me fruta të freskëta, sidomos me shegë.

Krem Karameli është një ëmbëlsirë delikate, plot finesë dhe shije fantastike.

Receta është shumë e lehtë për t’u përgatitur në çdo kohë dhe është një mënyrë fantastike për ta ndarë me familje apo për t’ia ofruar miqve apo të afërmve teksa na vizitojnë në shtëpi.

Shija e krem karamelit është tërësisht e lehtë dhe butë, aq sa nëse e gatuan në shtëpi vështirë se mund të rrish pa ngrënë të paktën dy të tillë.

Fantastik në shoqërimin e kafesë, ekspres qoftë apo turke, apo edhe çajra të ndryshëm gjithashtu.

Mund të kombinohet e shoqërohet gjithashtu edhe me fruta të freskëta, sidomos me shegë të stinës.

AgroËeb.org ju sjell më poshtë një recetë të thjeshtë të përgatitjes së krem karamelit në shtëpi.

Përgatitja

Për përgatitjen e karamelit

150 gramë sheqer

50 ml ujë

3 pika lëng limoni

Për përgatitjen e kremit 

1 litër qumësht (më mirë i paskremuar)

1 gotë ujë me sheqer

6 kokrra vezë

Dy lugë të vogla vanilje

Procesi i përgatitjes

Përgatisim karamelen duke hedhur në një enë sheqerin dhe ujin. I vendosim në zjarr deri sa të marrë ngjyrën kafe të errët të karameles.

Ashtu siç është e nxehtë dhe karamelja është duke valuar e hedhim në kupat e aluminit ose qelqi të trashë ku do ta pjekim.

Nga ana tjetër nisim përgatitjen e kremit. Hedhim në një enë vezët, sheqerin dhe vaniljen dhe shtojmë pak nga pak qumështin e nxehtë duke i trazuar.

Sigurohemi që qumështin e nxehtë të mos e hedhim menjëherë pasi priten vezët.

Masën e përgatitur e shtojmë në enët e vogla ku kemi hedhur karamelen e shkrirë.

Enët me krem karamel i vendosim në tepsi në të cilën hedhim një gotë të madhe me ujë.

I fusim në furrë për pjekje me 180 gradë për 30 minuta derisa kremi të mpikset.

Pasi fikim furrën i lëmë edhe pak në ngrohjen e furrës dhe kur e servirim, sipas preferencës mund ta përmbysim në mënyrë që pjesa e sipërme të jetë e mbuluar nga karameli

karamel mesoni tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

22:22 / January 24, 2026

Berisha: Lironi menjëherë 25 të arrestuarit, beteja jonë do të vijojë 

21:33 / January 24, 2026

Hidhen molotovë drejt Kryeministrisë! Berisha tund flamurin kuqezi

19:24 / January 24, 2026

Trump fton Ramën të jetë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës

17:52 / January 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.