Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Mësuesja 36 -vjeçare arrestohet për marrëdhënie intime me nxënësin, e futi në shtëpi teksa burri flinte në dhomën tjetër

19:00 / April 10, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mesuesja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një mësuese e fëmijëve me nevoja të veçanta është arrestuar pasi akuzohet se i ka dhënë droga e pije alkoolike një adoleshenti të virgjër, dhe më pas bëri seks me të në ditëlindjen e tij të 16-të.

36 vjeçarja Kimberly Wellman-Rich, është akuzuar tashmë për përdhunim të të riut, i cili po jetonte me të dhe bashkëshortin e saj gushtin e vitit të kaluar.

Ndërsa Jeffrey Rich, 35 vjeç, gjithashtu u arrestua pasi ishte në dijeni të abuzimit dhe nuk e raportoi atë te autoritetet.

Në dokumentet e policisë së New Orleans thuhej se çifti kishin tymosur marijuanë dhe konsumuar pije alkoolike me adoleshentin.

Ky i fundit tha se eksperienca e tij e parë seksuale u bë me mësuesen Ëellman-Rich, në ditën e ditëlindjes së tij. Mosha ligjore e pranimit për seks në shtetin e Louisiana është 17 vjeç.

Më pas thuhet se mësuesja kishte bërë seks me të disa herë të tjera, kryesisht në divanin e shtëpisë, por gjithashtu në krevat dhe në dhomën e miqve.

Gjatë disa prej incidenteve seksuale, bashkëshorti i mësueses, Jeffrey Rich gjendej në shtëpi, në një tjetër dhomë.

Sipas raportimeve, më 15 janar mësuesja e mori nxënësin në një “udhëtim vajzash” në Neë Orleans me shoqet e saj, dhe më pas i kishte kërkuar atyre të dilnin nga dhoma e hotelit që ata të bënin seks.

Kur ata ishin kthyer në shtëpinë e Wellman-Rich, adoleshenti i tha policisë se ishte konfrontuar me bashkëshortin e saj.

Jeffrey Rich i kishte thënë atij me tone kërcënuese të mbante sekret aventurat me gruan e tij, tha policia.

Policia u lajmërua nga një telefonatë anonime për abuzimin e gruas me adoleshentin, dhe më 11 shkurt e ndaluan me akuzat e “përdhunimit ligjor”, siç njihen ndryshe marrëdhëniet e ndaluara seksuale, pa përdorim dhune.

36 vjeçare arrestohet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrestohet pronari i hotelit në Tiranë, strehoi 7 emigrantë sudanezë për kalim drejt BE

12:45 / August 27, 2026

Arrestohet në Ekuador “financieri” i mafias shqiptare, “Caballo” ishte në kërkim për trafik droge

17:57 / August 24, 2026

U kap me armë zjarri, arrestohet në Palasë Elvis Kosova

15:24 / August 23, 2026

“Piromani”/ Ndezi 6 vatra zjarri në Mirditë, arrestohet 62-vjeçari, përfshihen nga flakët 15 hektarë

11:11 / August 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.