Nesër, të gjithë nxënësit nga klasa e dytë deri në të pestën që kanë marrë librat falas, do të duhet t’i kthejnë ato.
Përmes njoftimeve, mësueset kanë njoftuar nxënësit që nesër nga ora 08:30 deri në orën 12:00, të gjithë nxënësit, duhet të paraqiten në shkollë me paketën e librave si Matematikë, Gjuhë, Anglisht, Qytetari dhe Dituri Natyre.
Sipas udhëzimit, të gjithë librat, duhet të jenë të pastër dhe të fshirë me gomë.
Nxënësit nga klasat e dyta deri në klasë të pestë përfitojnë librat e shkollës falas. Kjo, me kushtin, që në përfundim të vitit shkollor, librat t’i dorëzojnë të pastër dhe të fshirë me gomë.
