Samiti i Diasporës në ditën e tij të tretë është mbajtur në Lezhë, në përkujtim të Besëlidhjes së Lezhës, e ku kreu i shtetit Ilir Meta shfrytëzoi një thënie të Skënderbeut për ti bërë thirrje politikës shqiptare. “Vetëm duke qenë të bashkuar mund të ecim para”, tha Meta.
“Për këtë na duhet ta gjykojmë më pak njëri-tjetrin dhe për këtë do të na ndihmonte thënia shumë e mençur e Nënë Terezës e cila thotë: po të gjykojmë të tjerët pa fund nuk do të na mbetet kohë për ti dashur ata. Ta gjykojmë njëri-tjetrin më pak e ta duam më shumë, kjo është rruga e suskesit të përbashkët. Kjo rrugë e ka burimin te Besëlidhja e Lezhës se vetëm duke qenë të bashkuar do të mund të ecim para dhe të kemi progresin që dëshirojmë të gjithë”, tha Meta.
Shqipëria tha ai është një vend që ka diell për të gjithë shqiptarët. Dëshira jonë tha kreu i shtetit është që të rinjtë të shohin të ardhmen e tyre këtu.
