Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Meta: As pandemia nuk e ndali shpopullimin e Shqipërisë

09:36 / March 11, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ilir Meta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i shtetit Ilir Meta duke publikuar të dhënat e fundit të Zyrës Europiane për Azilin thotë se shpopullimin e Shqipërisë nuk e ndali as pandemia.

Përmes një postimi në Facebook ai thotë se pjesëmarrja në zgjedhje do të çelë një epokë të re të ndërtimit të së ardhmes europiane në Shqipëri.

POSTIMI I METES

As pandemia nuk e ndali shpopullimin e Shqipërisë!
Ndonëse nën masa kufizuese dhe me kufij pothuajse të mbyllur, shqiptarët me të gjitha mënyrat janë përpjekur të largohen jashtë vendit, duke zënë edhe për vitin 2020 vendin e parë në Europë, për numrin e aplikimeve për azil nga Ballkani dhe vendin e dytë në botë, pas Sirisë, në raport me popullsinë.
Të dhënat e fundit të Zyrës Europiane për Azilin (EASO) bëjnë të ditur se, vitin e kaluar nga Shqipëria ka patur 6558 aplikime, nga Serbia 2605, nga Kosova 2114, nga Bosnje dhe Hercegovina 1329, nga Maqedonia e Veriu 1230 dhe nga Mali i Zi 207.
Në këtë përvjetor të eksodit biblik të shqiptarëve, që 30 vite më parë u larguan nga vendi për t’i shpëtuar diktaturës, duhet të jemi më shumë se kurrë të brengosur për këtë shpopullimin dramatik, që qartazi po ndodh për shkak të keqqeverisjes dhe mungesës së shpresës.
Më 25 prill kemi një mundësi historike për t’i dhënë përgjigjen e merituar autorëve të këtij projekti antikombëtar, që duan ta zhvatin Shqipërinë duke e zhbërë.
Me kurajë dhe me besim tek vota e lirë, me pjesëmarrje masive në zgjedhje, të çelim një epokë të re të ndërtimit të së ardhmes tonë të sigurt europiane, për të nxjerrë nga “intubimi” demokracinë, për t’i dhënë frymëmarrje lirive dhe të drejtave të njeriut.
Do ta çlirojmë Shqipërinë nga thonjtë e oligarkëve, banditëve dhe arrogantëve!
Rrugë tjetër nuk kemi! Më 25 prill, o kurrë! 🇦🇱

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Parandalohet një ngjarje kriminale në Vlorë, arrestohet 34-vjeçari

17:21 / November 8, 2026

Meloni propozon taksë 26% për të pasurit që largohen nga Italia

15:40 / November 8, 2026

Autobusi përplaset me barrierat dhe përmbyset në Kroaci, dy viktima dhe 33 të plagosur

14:20 / November 8, 2026

564 vite nga Formula e Pagëzimit, dëshmia e parë e datuar e shqipes së shkruar! Historia e dokumentit të Pal Engjëllit, bashkëpunëtorit të Skënderbeut

13:58 / November 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.