Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Meta ashpërson tonet me maxhorancën: Ka politikanë që punojnë kundër interesit të vendit

14:20 / September 24, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Meta ok 5 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Ilir Meta nuk i ka kursyer sulmet për maxhorancën, ndërsa theksoi se ka politikanë që punojnë kundër interesit të vendit.

Në një prononcim për mediat, kreu i shtetit e tha shumë qartë se nga palët politike prek kodifikimin e marrëveshjes së 5 Qershorit dhe pret që listat të jenë të hapura 100%.

“Çështja më e rëndësishme është se sot ne kemi politikanë, që qartazi dhe hapur, që për fat të keq, punojnë kundër interesit të shqiptarëve dhe integrimit. Interesi i integrimit, është i pari interes kombëtar. Çdo dalje tjetër është në shërbim, si të sillesh si nënkontraktor, i një fuqie antishqiptare. Ne presim dhe unë pres kodifikimin e marrëveshjes së 5 qershorit. Hapja e listave 100% duartrokitet nga unë në mënyrën më të dashur. Këtë se bëj se nuk kandidoj. Kam krijuar një forcë politike nga zero. Në atë kohë siguronin veten në listë kryetarët. Atëherë kam deklaruar se nëse nuk e marr mandatin maxhoritar, largohem nga jeta politike. Nuk them; mos bëj ça bëj unë.. Shqipëria nuk ka parlamentarizëm, pasi s’ka debat dhe mbrojtje interesash për shqiptarët. Pasi deputetet, në tërësinë e tyre, jo të gjithë, kanë kthyer në kukulla të kryetarëve.”, tha Meta.

Teksa u pyet në lidhje me afatin e vendosur nga maxhoranca për të arritur në një konsensus për Kodin Zgjedhor para 30 qershorit, Meta tha se nuk merret me direktiva të brendshme.

“Unë nuk do të merrem me direktivat e brendshme apo publike që jepen në këtë drejtim. Unë di një gjë se si përfaqësues i kombit dhe si kryetar i shtetit; nëse dikush do të përpiqet që të barazojë fatin e tij me fatin e të gjithë shqiptarëve dhe të marrëdhënieve europiane të Shqipërisë s’do më vijë keq për fatin e tij. Ju mendoni se kjo është konferenca e fundit para 25 prillit?! Ja u bë sot. Se ditën e enjte jemi për Vjosën, që të mbrojmë lumenjtë e Shqipërisë. Këto pasuroi që gëzojmë sot nuk janë vetëm tonat, por dhe të gjeneratave që do të vijnë. Shqipëria do të jetë më e fortë dhe mbas 25 prillit.”, pohoi presidenti.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha thirrje për bashkim të partive opozitare: Asnjë nuk përjashtohet, as ata që janë kundër PD-së

19:40 / November 17, 2026

“Pas Diellës vjen Gjoni”, kryeministri Rama zbulon rolin që do të ketë avatari i ri në prokurimet publike

14:19 / November 17, 2026

Rama prezanton modelin e ri të prokurimeve publike, Diella merr rol kyç: “Bizneset nuk do të mbledhin më letra”

13:58 / November 17, 2026

Edi Rama nderohet në Bruksel me Çmimin CER Lord Jakobovits për promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërfetar

10:46 / November 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.