Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Meta: Beleri është një i burgosur politik i Edi Ramës

23:33 / August 30, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilir meta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e ka cilësuar Fredi Belerin si një të burgosur politik të Edi Ramës. Në një lidhje live nga kampi i LRI në Jalë, për “Syri Tv” Meta tha se skandalet nuk kanë të ndalur dhe se po mbivendosen njëri mbi tjetrin. Për Metën, situata në fjalë pasqyron gjendjen dramatike ku ndodhet shteti i së drejtës në vendin tonë, marrë shkas nga çështja Beleri. Po sipas tij, tregon për një mazhorancë të dhunshme, që nuk e njeh ligjin.

“Skandalet po mbivendosen njëri mbi tjetrin. Qeveria mbijeton, sepse kemi të bëjmë me kapjen e plotë të shtetit të realizuar prej një kohe të gjatë.

Do të jetë një proces tepër sfidues dhe ai i rimëkëmbjes së opozitës, por njëkohësisht është e pamundur që kjo qeveri t’i mbijetojë skandaleve. Unë besoj që ka një mirëkuptim të qartë që ballafaqimi me këtë mazhorancë të korruptuar, duhet të jetë ballor, dhe lufta kundër korrupsionit duhet të jetë intensive dhe e koordinuar.

Beleri një i burgosur politik i Edi Ramës. Të gjithë i mbajnë mend kërcënimet publike të Edi Ramës ndaj Belerit. Ai u rrëmbye nga policia e shtetit vetëm 48 orë para se qytetarët e Himarës të shkonin në kutitë e votimit.

Kjo situatë pasqyron thjesht gjendjen dramatike ku ndodhet shteti i së drejtës në vendin tonë. Tregon për një mazhorancë të dhunshme që nuk e njeh ligjin. Ne nuk mund t’i shmangemi sfidës të zgjedhjeve. Megjithëse jemi të bindur që vendi jonë është një vend ku standardet nuk ekzistojnë”, tha Meta.

beleri burgosja Ilir Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD

07:55 / September 7, 2026

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026

Florjan Binaj zbulon qëndrimin për zgjedhjet: “Me ose pa mbështetjen e opozitës, do të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës”

18:21 / September 5, 2026

Vizita e Berishës në SHBA, Kokalari: Duhet të arrestohet

12:57 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.