Kreu i shtetit Ilir Meta prej disa ditësh tashmë po pushon në Prevallë, ashtu siç kishte paralajmëruar se do të ngjiste malet.
Në një video mëngjesin e kësaj të shtunës kreu i shtetit ka bërë me duar shqiponjën nga ujëvara në Bjeshkë në lartësinë 1850 metra ku u uron shqiptarëve një fundjavë të mbarë.
“Mirëmëngjes të dashur miq!
Nga kjo ujëvarë e Bjeshkëve të Prevallës, në lartësinë 1850 m, ju uroj të kaloni një fundjavë të mbarë e të gëzueshme me familjet dhe miqtë tuaj!”, shkruan Meta.
