Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Meta: Ç’do ndodhë me Cakaj dhe 4 emrat e padekretuar për ministra

21:42 / January 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cakaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Meta ende nuk ka firmosur ende dekretet për emërimin në postin e ministrit të 5 emrave të propozuar nga kryeministri Rama, respektivisht Genti Cakaj, Elva Margariti, Besa Shahini, Belinda Balluku dhe Anila Denaj. I ftuar sot në emisioni “A Show” të gazetarit, Adi Krasta në News 24, Meta ka sqaruar dhe arsyet pse sipas tij po vonon të hedhë firmën për secilin nga propozimet e Ramës.PJESË NGA INTERVISTAGazetari: Zoti Meta, një nga analistët në Shqipëri, kishte hedhur teori konspiracioni, – nga ato treqind teoritë e konspiracionit që zakonisht prodhohen në njëzet e katër orë, – që ky veprim jo domosdoshmërisht është një veprim institucional i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, por kishte aluduar se është ‘një marrëdhënie e ndërlikuar midis Metës dhe Bushatit’, ‘një antipati reciproke’ dhe le të themi një lloj ‘futjeje e shkopinjve në rrota’ për çdo moment, gjatë gjithë kohës që ai ka qenë në detyrë. Kjo natyrisht që nuk është e vërtetë? Presidenti Meta: Unë besoj se marrëdhënia ime me të gjithë ministrat, me të gjitha institucionet, nga ana e Presidentit të Republikës, por edhe nga ana personale, njerëzore, ka qenë jashtëzakonisht korrekte. Së dyti, nga ana institucionale, akoma edhe më korrekte, nga Institucioni i Presidentit. Dhe për këtë besoj se kanë qenë në dijeni edhe kryeministri apo edhe kryetari i Kuvendit, apo komisioni i Jashtëm në Kuvend. Dhe ideja ka qenë për të mbështetur gjithmonë ministrin e Jashtëm, pavarësisht nga emri që ka qenë apo nga ai që mund të jetë në të ardhmen, për të përmbushur ato detyra, të cilat janë të një rëndësie të madhe dhe delikate, sepse lënë gjurmë të mira ose jo në planin ndërkombëtar dhe lidhen me interesa të sigurisë kombëtare, të integrimit europian, të detyrimeve ndaj NATO-s dhe partnerëve strategjikë. Pra janë çështje delikate. Gazetari: A i ka kërkuar Institucioni i Presidenti të Shqipërisë, ose a duhet t’i kërkojë një informacion zyrtar me firmë e me vulë të firmosur nga Presidenti i Republikës, ose nga Zyra e Tij Ligjore, kryeministrit të Kosovës në raport me ministrin e sugjeruar Cakaj?Presidenti Meta: Nuk do të dëshiroja të hyja në komente, por ne do të bëjmë të gjitha kërkimet apo verifikimet për…Gazetari: A mund të themi një “po’, ose një ‘jo”?Presidenti Meta: .. për të gjithë ministrat. Ne do të bëjmë të gjitha verifikimet e duhura dhe të mundshme.21:38

cakaj Meta ministra
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Meta përplaset me Kryemadhin në sallën e gjyqit. Meta: “I di vetë ajo veprimet e saj” Kryemadhi: “Mos u merr me llafe grash”

12:05 / June 24, 2026

“Çfarë po ndodh në selinë rozë? Rama zhvillon mbledhje urgjente me ministrat dhe drejtuesit politikë

09:35 / June 24, 2026

Gjyqi i Ilir Metës, GJKKO nuk lejon transmetimin live dhe daljen nga kafazi

19:58 / June 5, 2026

Seanca në GJKKO, Meta: Banoj tek 313-ta dhe jam beqar! Kryemadhi: USB e SPAK nuk hapet

12:08 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.